Mbi 50 mijë persona marshim për kritikun e Putinit, sot do udhëhiqte marshimin e thirrur nga ai vetë (VIDEO/FOTO)

Mar 1, 2015 | 9:18
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Mijëra njerëz marshuan në rrugët e Moskës kete te diele për të nderuar politikanin e opozitës, Boris Nemtsov, i cili u qëllua për vdekje të premten. Ai kishte thirrur një marshim opozitar të cilin do ta printe vetë ketë te diele, por mbështetësit e tij tani do të marshojnw për të vajtuar vdekjen e tij. Njerësit pritet të mblidhen në qendër të Moskës në oren 14:00 sipas orës lokale, para se të marshojne në vendin ku zoti Nemtsov u vra. Autoritetet e qytetit Moskës kishte miratuar më parë një marshim për deri në 50.000 njerëz, por organizatorët thanë se më shumë njerëz mund të marrin pjesë pas vrasjes.

Marshimi memorial pritet të tërheqë dhjetëra mijëra mbështetës të opozitës

 Pasi nata ra të shtunën, qindra mijera lule janë grumbulluar ne një metër lartësi dhe dy metra gjerësi në urë. Pankartat shkruanin: “Ne jemi të gjithë Nemtsov” dhe “Je suis Boris”, kjo e fundit një referencë për mesazhet “Je suis Charlie”, pas sulmeve ne revisten Charlie HEBDO në Paris në muajin janar.

[portfolio_slideshow] 

Ngjarjet e djeshme/Shume komente pas vrasjes se njeres prej figurave kryesore të opozitës në Rusi, politikanit Boris Nemtsov. Ai u vra mbreme me arme zjarri në Moskë.

Boris Nemtsov

Më 10 shkurt të këtij viti ai eshte shprehur per portalin Sobesednik.ru: “Kam frikë se Putin kërkon më të vrasë”.

Nderkohe qe vetem pak ditë më parë ai kishte deklaruar se do të jepte prova që pas këtij konflikti qëndronte vetë presidenti rus. 

Mediat ndërkombëtare raportuan se ai u qëllua me disa plumba në qendër të Moskës, ndërsa thuhet se ishte duke lëvizur në këmbë pranë një ure.

Ende nuk dihen personat që e kanë qëlluar 55 vjeçarin Nemtsov, ndërkohë që priten të zbardhen detaje të tjera nga policia e Moskës.

Aktualisht, 55 vjeçari shërbeu si zëvendëskryeministër në kohën e presidentit të ndjerë, Boris Jelcin, në vitet 1990. Pas ardhjes në pushtet të Vladimir Putin, ai u bë njëri prej politikanëve kryesorë të opozitës.

Boris Nemtsov njihej si njëri prej liderëve më opozitar ndaj presidentit Rus, Vladimir Putin. Zyra e shtypit e ministrisë së Brendshme ruse deklaroi se në Moskë ka nisur një operacion i gjerë kërkimesh për kapjen e vrasësve të liderit të opozitës.

Mediat ndërkombëtare citojnë një mikun e tij të ketë shkruar në “Twitter”, duke thënë se persona të panjohur kanë zbritur nga një automjet duke qëlluar 4 herë në drejtim të Boris Nemtsov në shpatull.

Burri i martuar, babai i 4 fëmijëve u qëlluar 4 herë me armë nga persona në një makinë të bardhë, teksa po shëtiste në urën e Moskva River me të dashurën e tij 23-vjeçare e cila nuk u dëmtua gjatë sulmit.

Nemtsov me te dashuren Anna Duritskaya

Lidhur me ngjarjen, ka reaguar edhe Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, i cili e ka quajtur këtë një akt të rëndë dhe një provokim që mund të ketë lidhje me protestat e deklaruara për t’u zhvilluar të dielën. 

Presidenti Putin ka thënë se “do të bëjmë çdo gjë të mundshme për të sjellë para drejtësisë ata që kanë kryer vrasjen” e politikanit të opozitës, Boris Nemtsov. Ai e cilësoi atë një ‘krim të ndyrë dhe cinik’.

Në një telegram për nënën e zotit Nemtsov, të publikuar në faqen e internetit të Kremlinit, zoti Putin bëri ngushëllime e vlerësoi ndershmërinë e zotit Nemtsov. Putin tha se Nemtsov kurrë nuk tradhtoi pikëpamjet e tij.

[portfolio_slideshow]

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura