RUSI 2018/Duka, i kënaqur me shortin: Të gjitha skuadrat janë të forta

Jul 25, 2015 | 20:53
SHPËRNDAJE

Shorti për kualifikueset e Botërorit 2018, nuk e ka mërzitur aspak presidentin e FSHF-së, Armando Duka, përkundrazi ai është shprehur i kënaqur për grupin.

Presidenti i FSHF Armando Duka
Presidenti i FSHF Armando Duka

Në një prononcim për “SuperSport”, kreu i FSHF-së, u shpreh i kënaqur për shortin. “Shorti më pëlqen. Është një kënaqësi të luash me Italinë dhe Spanjën, dy prej kombëtareve më të mëdha në vend në botë.

Unë jam i kënaqur me shortin sepse besoj se të gjitha skuadrat janë të forta. Nuk besoj se grupet e tjera janë më të thjeshta, pasi dhe po të luash me Gjermaninë apo Anglinë sërish të njëjtin koeficient vështirësie do të kesh”- përfundoi Duka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura