RUSI 2018/ Shqipëria në “Grupin e Ferrit”: Bashkë me Spanjën dhe Italinë. De Biazi, pa nostalgji për vendlindjen

Jul 26, 2015 | 9:30
SHPËRNDAJE

UPDATE/Shqipëria ka qëlluar e pafat në shortin kualifikues për Botërorin 2018, që mbahet në Rusi. Kombëtarja kuqezi ka rënë në Grupin G, së bashku me Spanjën dhe Italinë, një grup ky mjaft i vështirë për kuqezinjtë.

shorti1Gjithashtu, Shqipëria është në grup edhe me Izraelin, kombëtare kjo që është paraqitur më së miri në kualifikueset e Europianit 2016.

Kundërshtarë më të lehtë për Shqipërinë mund të përmendim Maqedoninë dhe Lihtenshtejnin.

Ndërkohë, trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi nuk ka shprehur asnjë emocion të veçantë për Italinë, vendin e tij të origjinës.

De BiaziMenjëherë pas shortit, De Biazi shkruan në “Facebook”: “Shorti i Botërorit Rusi 2018. Shqipëria ime me Spanjën, Italinë, Izraelin, Maqedoninë dhe Lihteshtejnin”.

-Shorti për Europën-

Europa1Europa2

-Shorti i Oqeanisë-

Oqeania do të ketë vetëm dy grupe, por asnjë nga skuadrat nuk do të kualifikohet direkt për në Botëror, por do të luajnë ndeshje play-offi.
auto_grup31437841276

-Shorti i Amerikës së Veriut-

Edhe Amerika Veriore do të ketë një kualifikuese me dy raunde. 12 kombëtare do të ndeshen mes tyre në raundin e parë dhe më pas, gjashtë fitueset do të kalojnë në fazën e grupeve që do të jetë raundi i dytë.

Raundi i parë
auto_Rundi31437840433

Raundi i dytë
auto_Rundi41437840440
-Shorti i Afrikës-

26 shtete të Afrikës do të zhvillojnë ndeshje eliminuese në tetor. Fituesit do të takohen në raundin e dytë me shtetet tjera të rangut më të lartë. Dhe, fituesit e tyre ndahen në pesë grupe. Fituesi i secilit grup kualifikohet në Botëror.

Raundi i Parë

auto_afrika1437838915Raundi i Dytë
auto_Rundi21437839534

Programi

PlatiniCeremonia do zhvillohet në pallatin “Konstantinovski” filloi në orën 14:00 me orën lokale. Në fillim, do Vladimir Putin dha fjalën përshëndetëse, dhe më pas presidenti i FIFA-s, Sep Blater.

Shortin e drejton sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Zherom Valcke. Ndërkohë, përgjatë 3 orëve të ceremonisë do ketë edhe yje të futbollit që do marrin në pjesë në mënyra të ndryshme, si braziliani Ronaldo, italiani Fabio Kanavaro, uruguaiani Diego Forlan, gjermani Oliver Birhof, algjeriani Rabah Maxher, kamerunasi Samuel Eto apo rusi Aleksander Kerzhakov.

ronaldo
Rregullorja

Janë 52 ekipe kombëtare që do marrin pjesë në fazën kualifikuese të botërorit “Rusi 2018”, prej të cilave vetëm 13 do arrijnë të sigurojnë një biletë për të marrë pjesë në kompeticion. Saktësisht janë 9 ekipet që do sigurojnë vendin e parë në grup. Më pas, tetë vendet e dyta më të mira (janë 9 gjithsej) do marrin pjesë në fazën “play-off”.

Pas hedhjes së shortit, ato do ndeshen me njëra-tjetrën në një raund eliminues, për të përcaktuar katër skuadrat që do i bashkëngjiten 9 të kualifikuarave si të parat e grupit, në rrugën drejt “Rusi 2018”. Në shortin e sotëm do të përcaktohen 9 grupe, prej të cilëve shtatë janë me nga gjashtë skuadra dhe dy grupe me nga pesë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura