RUSI 2018/ Mediat spanjolle dhe italiane nënvlerësojnë Shqipërinë: Grup i lehtë

Jul 25, 2015 | 22:06
SHPËRNDAJE

Shqipëria ka mësuar sot kundërshtaret për kualifikueset e Botërorit 2018, i cili zhvillohet në Rusi. Kombëtarja kuqezi, pas shortit, është pozicionuar në Grupin G, me Italinë, Spanjën, Maqedoninë, Izraelin dhe Lihtenshtejnin.

rivalesNdërkohë që në Shqipëri ky grup shihet si mjaft i vështirë, duke qenë se edhe rezultatet e Izraelit në kualifikueset e Europianin të Francës kanë qenë të mira, në Spanjë dhe Itali po i gëzohen “fatit”.

“Spanja është me fat”, shkruan gazeta spanjolle “Il Mundo Deportivo”, duke theksuar se vendi i parë dhe i dytë do të ndahet mes Spanjës dhe Italisë.

Në të njëjtën valë është edhe AS-ja spanjolle, e cila shkruan se Spanja ka një grup të lehtë dhe se Italia shihet si kundërshtari kryesor i saj.

Pak më e moderuar është “Marca”, e cila shkruan se Spanja dhe Italia nuk duhet të kenë probleme në këtë grup dhe se dy vendet e para duhet t’u takojnë atyre.

Edhe mediat italiane kanë qenë në të njëjtën frekuencë me ato spanjolle. “Sport Mediaset” shkruan se Italia duhet të mposhtë Spanjën për kreun e grupit, si edhe duhet të ketë kujdes nga Shqipëria dhe Izraeli.

“Do të jetë një grup i vështirë”, shkruan “Sport Mediaset”. I të njëjtit mendim është edhe tekniku i Italisë, Konte, i cili mendon se ky short do të jetë një stimul për Italinë.

Po kështu, edhe “TuttoSport” e ka injoruar Shqipërinë, të cilën e përmend edhe të fundit në renditjen e skuadrave në artikull. “Italia bie me Spanjën, Lihtenshtenjin, Izraelin, Maqedoninë dhe Shqipërinë”, shkruan ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura