Rusët vendosin sërish kontrolle të reja mbi lëvizjen në Mariupol të Ukrainës

May 22, 2022 | 17:07
SHPËRNDAJE

Forcat ruse që kontrollojnë Mariupolin kanë filluar të kërkojnë leje për makinat që hyjnë dhe dalin nga qyteti i pushtuar ukrainas.mariupol

Sipas këshilltarit të kryebashkiakut ukrainas të qytetit, Petro Andrushchenko, tani po rriten sërish dëbimet e ukrainasve nga rajoni.

Nisur nga kufizimet e vendosura të shtunën, makinat dhe pasagjerët që hyjnë në qytet kanë nevojë për leje të lëshuara nga një komandant rus në Manhush ose Vynohradne, qytete në perëndim dhe lindje të qytetit të pushtuar, tha Andrushchenko. Lejet për t’u larguar nga qyteti duhet të merren nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës Popullore të Donetskut, e mbështetur nga Rusia.

Tashmë ka një pritje prej disa javësh për një leje kalimi, tha ai, dhe udhëtimi brenda rrethit pa hyrë në qytet kërkon gjithashtu një leje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura