Rama: S’dua të besoj që Basha të jetë bërë shërbëtor i një skeme për destabilizimin e Shqipërisë, partnerët të shqetësuar

Mar 12, 2018 | 23:28
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në lidhje me dokumentet e publikuara në një media amerikane e cila tregon se kompania Biniata Trade me lidhje ruse ka paguar 150 mijë dollarë lobistin që punonte për Partinë Demokratike.

“të jeni e bindur se të tjera fakte do vazhdojnë të dalin se kjo është një sallatë aq e ububushme sa nuk mund të kalohet me një “ku di unë” “jo nuk i njoh”…”, u shpreh shefi i Qeverisë.

rama basha lobimi

“Partnerët e Shqipërisë janë të shqetësuar, se duan të dinë të vërtetën. Jemi para një situate kur kemi përpara një grumbull materialesh tejet shqetësuese lidhur me mënyrën si financohet PD. Ne nuk ngremë akuzë të drejtpërdrejtë për financim të drejtpërdrejtë nga Kremlini me synim destabilizimin apo futjen e nje molle sherri mes Lindjes dhe Perendimit, por duhet ta përjashtojmë mundësinë që kjo të ketë ndodhur.
Të ngresh një akuzë do të thotë të jesh i bindur 100%, ne nuk ngremë akuzë se na duhet të bindemi a është 100% e vërtetë. Kjo s’mund të jetë ishte apo s’ishte, në kufirin tonë verior ka ndodhur kjo, e ndodhi gati hataja. Duam që kjo të shkojë deri në fund. E pastaj pavarësisht ka Kremlin apo s’ka Kremlin, ky është një krim financiar”.

“Ajo cka ne kemi thënë e do vazhdojmë ta përsërisim pa pushim është që na duhet medoemos të dimë të vërtetën për një histori që ne nuk themi që ka dorë Kremlini, por duam të dimë nëse ka apo jo dorë Kremlini….është një sallatë ruse në kuptimin e vërtetë jo se ka rusë me xhepa të thellë të përfshirë që nuk kuptohet pse kanë paguar një operacion financiar për PD dhe Bashën, por edhe se ka shkelje në raport me legjislacionin shqiptar.

E pakuptueshme se si PD të mos jetë në gjendje që edhe formalisht te jape pergjigje qe janë në përputhje me ligjin.

“S’kam asnjë arsye të mendoj se duhet të tërheqim vëmendjen nga një sukses i madh i operacioneve shqiptare ligjzbatuese sic është kapja e një sasie të madhe kokaine. Ajo që i kërkohet PD dhe kryetarit të saj të shpjegojë faktet kokëforta në letrat që këndojnë vetë dhe të shpjegojë si një parti shqiptare të financiohet nga burime të huaja, është e ndaluar. Si ka mundësi një parti politike shqiptare të financohet nga biznesmenë me kombësi ruse apo të tjera, e këto financime të fshihen.

Si ka mundësi që një kontratë lobimi të financohet nga burime të paidentifikuara që vetë i financuari, përmes gojës së kryetarit të partisë thotë se nuk di gjë. Kjo është një situatë skandaloze”, tha Rama në emisionin “Studio e Hapur”.

Eni Vasili: Ju i keniu bërë thirrje Bashës të shkojë e të dëshmojë në Prokurori. Pse nuk e thërret prokuroria?

Rama: Ne instistojmë që kjo cështje të zbardhet një orë e më parë, s’është cudi si ato cuditë mediatike që mund të zgjasin 3 ditë. Unë vetë s’dua të besoj që Basha ka vajtur deri në pikën sa të bëhet një shërbëtor i një skeme për të destabilizuar Shqipërinë, por ama unë s’mund të qëndroj pa lëvizur me idenë që s’ka mundësi të jetë e vërtetë, se ka ndodhur në vende të tjera. Autoritetet duhet të na e thonë këtë.

Basha të mos vazhdojë të bëj hajgare me një cështje që është me rëndësi të zbardhet, të shkojë të dëshmojë një orë e më parë.

Ka notuar në një det paraje të zezë prej së cilës ka dashur të nxjerrë vetëm katran me bojë …e kjo është dicka që ne e kemi thënë me kohë. Kjo është dicka që është financuar me para të zeza. Ky është një fakt dhe mbi këtë fakt duhet të hetohet, që për të financuar PD dhe Bashën është derdhur një lumë parash të zeza. Eshte kapur me presh ne duar kryetari i opozites dhe partia me e madhe opozitare ne Shqiperi dhe eshte nje lloj prasi qe duhet patjeter zhbiriluar lekure me lekure, deri ne fund, per te kuptuar ne te vertete se cfare eshte kjo”.

Duke ironizuar, Rama u shpreh se “më shumë vota do i jepte fotografia me mua se sa me presidentin Trump Lulzim Bashës, në atë derexhe ku ishte para se të futej në zgjedhje”.

“Materiale të tjera do shfaqen, për cfarë janë përdorur këto kontakte edhe se si balta e hedhur këtu është përkthyer anglisht edhe është hedhur andej për të treguar që ky është vendi i krimit…media që i jeni referuar ju ka marrë dokumente zyrtare, shkoni merrini i keni aty, s’janë materiale të marra fshehtas, janë materiale zyrtare që flasin vetë”, u shpreh Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura