Rudina Xhunga nis sezonin e ri në News24: Nuk do jetë emisioni i aktualitetit që bërtet, ja si do quhet

Oct 30, 2019 | 17:36
SHPËRNDAJE

Rudina Xhunga rikthehet në News24 me një tjetër emision, madje dhe mision. T’iu kthejë shpresën shqiptarëve. Kështu rrëfeu vetë gazetarja e njohur në studion e News24 teksa foli për emisionin e saj të ri që do të nisë të dielën.

dritare-me-rudinen-736x450

Ajo tha se nuk do jetë më emisioni i aktualitetit që bërtet por do jetë i aktualitetit që të bën të shpresosh. Rudina rrëfen edhe emrin e emisionit të ri që sigurisht ka shqiptarët në fokus.

“Unë këtu kam qenë gjithmonë, nuk kam ikur asnjëherë. Kësaj radhe në një mënyrë tjetër. Nuk do jetë emisioni i aktualitetit që bërtet, por i shpresës që na bashkon në një atdhe të përbashkët. Ajo që ndiej unë, është se ka ardhur koha që të besojmë se Shqipëria bëhet dhe janë njerëzit e mirë që do ta bëjnë atë. Ky është një cikël emisionesh dhe do të titullohet ‘Shqiptarët e mrekullueshëm’, u shpreh gazetarja.

 Çdo të diel në orën 12.00 Rudina Xhunga do të sjellë histori shqiptarësh të mrekullueshëm, shqiptarësh që ia dolën, histori suksesi, histori që frymëzojnë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura