Rudina Xhunga dhe Aurela Gaçe japin shembullin e tyre: Bëni mamografinë!

Oct 27, 2014 | 14:38
SHPËRNDAJE

Përditë, ngado mund të jeni ndeshur me këshillën për të shkuar në spital, në këtë tetor, për të kontrolluar gjirin. Por gjithnjë, më shumë sesa një fletëpalosje që (me keqardhje, cilado qoftë tema që trajton) shpesh përfundon në mbeturina, ngelet shembulli konkret. Jemi të sigurt që do të bindeshit për të bërë mamografinë më shumë se ju thotë një shoqja juaj që sapo e ka bërë sesa cilido spot televiziv; pa lënë mënjanë meritën. Ndoshta, në përfundim të tetorit do të interesohemi t’ju themi se sa ka qenë pjesëmarrja e femrave në kontroll këtë vit që u fol kaq shumë, krahasuar me vitet e tjera. Por deri atëherë keni edhe fare pak kohë. Dy personazhet tona kanë zgjedhur ta ndajnë me ju përvojën e tyre, pikërisht për t’ju nxitur. Rudina Xhunga, drejtuesja e emisionit “Shqip”, ka publikuar në Twitter këtë fotografi të sajën bashkë me një koment inkurajues “Unë u kontrollova. Bëje dhe ti! Nuk dhemb, nuk dëmton. Vetëm shpëton. Që të mos jesh ti 1/8”, ka shkruar Xhunga. Nga ana tjetër, pak ditë më parë, këngëtarja Aurela Gaçe ka bërë të njëjtën gjë.  E njohur për të folur pak më shumë në rrjetet sociale, Gaçe tregon se si sëmundjet e këqija kanë marrë jetët e të afërmve të saj, ndaj edhe parandalimi është i domosdoshëm. Merrni shembullin e të dyjave, shkoni bëni një mamografi!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura