Ruçi pret ambasadorin e Azerbajxhanit: Mos pengoni përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, si dhe

Oct 25, 2020 | 18:37
SHPËRNDAJE

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti Ambasadorin Azerbajxhanit, Anar Hyseynov. Gjatë takimit, kryeparlamentari nënvizoi se ndërmjet dy shteteve ekziston vullneti i qartë politik për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe miqësore, bazuar në besimin dhe respektin reciprok dhe vuri në dukje nevojën e rritjes së bashkëpunimit politik, ekonomik e tregtar. 

ruci

“Ruçi vuri në dukje se Shqipëria mbështet zgjidhjen e konfliktit në formatin e Grupit të Minskut dhe vazhdimin e dialogut ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit për një zgjidhje paqësore. Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit inkurajoi palën azere për të përshtatur qëndrimin, për të mos penguar përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, si dhe për njohjen e dokumentave kosovare”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Ndërkohë Ambasadori Hyseynov falenderoi Kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe fjalët e ngrohta dhe vullnetin për të rritur bashkëpunimin dypalësh me Azerbajxhanin, bëri një pasqyrë të situatës së konfliktit si edhe nënvizoi angazhimin për të nxitur intensifikimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura