“Ruçi, më i fortë se Rama në parti. Mori më shumë se 2 vota nga PD-ja”

Sep 12, 2017 | 10:30
SHPËRNDAJE

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në #DritaremeRudinën, në Vizion Plus tha se gramor Ruçi u zgjodh nga kryeministri Rama në krye të Kuvendit, në mënyrë që të vazhdojë marrëveshjen me Bashën dhe Berishën.

ngjelaaaaa“Ruçi është më i fortë se Rama në atë parti. Nuk mund të vazhdonte marrëveshja Rama- Basha pa Ruçin, sepse Ruçi ka flamurin e partisë. Dhe për këtë gjë na kanë dhënë disa shenja.

Meta nuk hyri në votim, atëherë pse hyri PD? Brenda PD ka pasur konflikte. Anastas Angjeli e shpalli hapur votën se kishte frikë nga kjo që ndodhi. Që të mos binte marrëveshja Rama- Basha dhe të pengojnë reformën në drejtësi, atëherë zgjodhën Ruçin”, tha Ngjela

“Aritmetikisht na dalin dy emra nga PD, por mund të kenë qenë edhe më shumë, sepse mund të ketë pasur edhe nga PS që kanë votuar kundër tij. Ju thoni se ishin dy vota që rrodhën nga PD, por në fakt kanë rrjedhur më shumë”, tha Ruçi./Dritare.net

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura