Ruçi, letër familjes Arapi: Drejt qiellit një tjetër shtërg nga të fundmit e letërisë sonë

Oct 11, 2018 | 14:02
SHPËRNDAJE

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i eshte drejtuar me nje leter ngushëlluese familjareve te poetit Fatos Arapi, nadre sot nga jeta ne moshen 89 vjecare.

RUCI

“Me ikjen e tij po fluturon drejt qiellit një shtërg tjetër nga të fundmit e letërsisë dhe kulturës shqipe të shekullit të njëzetë”- shkruan Ruçi, teksa u shpreh ngushellimet familjareve per ndarjen nga jeta te njeriut te dashur, por edhe shkrimtarit te gjithe shqiptareve.

Mesazhi i Ruçit 

Të dashur pjestarë të familjes së shkrimtarit tonë të nderuar, Fatos Arapi, Me trishtim të thellë mësova për ndarjen nga jeta të Fatosit, njeriut të dashur për ju dhe për të gjithë shqiptarët, kudo ku jetojnë.

Me ikjen e tij po fluturon drejt qiellit një shtërg tjetër nga të fundmit e letërsisë dhe kulturës shqipe të shekullit të njëzetë.

Fatos Arapi ishte një shkrimtar, poet, pedagog, studjues intelektual dhe patriot i shquar. Ai shkroi dhe i kushtoi të gjithë talentin e vet atdheut dhe krijoi lirika magjepsëse për lirinë dhe njerëzit e lirë të këtij vendi.

Në të dy shekujt që shkroi, Ai përjetoi dhe u përcolli lexuesve jo alarme të sajuara, por shqetësimet reale të botës dhe kohrave të shqiptarëve.

I qoftë i lehtë dheu i tokës, të së cilës i këndoi me të gjithë fuqinë e shpirtit, furinë e pasionit dhe talentit të tij të rrallë.

Sinqerisht i juaji, Gramoz Ruçi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura