Rrugët me pagesë/ Rama nuk ndalet: Do rindërtojmë të dyja rrugët që lidhin Tiranën me Durrësin, njëra prej tyre…

Jun 12, 2018 | 18:45
SHPËRNDAJE

Gjatë një konferencë për mediat, kreu i qeverisë tha se pas ndërtimit të këtyre dy korridoreve që lidhin Tiranën me Durrësin, do të vendoset që njëri prej tyre do të jetë me pagesë, dhe tjetri pa pagesë.

Sipas kryeministrit Rama, në mes të korrikut do të bëhet e qartë edhe analiza e këtyre varianteve, për të vendosur më tej se cili aks do të jetë më pagesë.

“Në rrugën Tiranë-Durrës tani një ndërhyrje mirëmbajtje, pra një rehabilitim i shtratit të rrugës në zonën nga Kashari drejt Durrësit që është një problem serioz, dhe e kemi vënë re të gjithë. Ndërkohë ajo çka ne po studiojmë është një ndërhyrje e thellë rindërtuese, dhe varianti që po studiojmë është faktikisht një variant miks, midis një rindërtimi dhe rizgjerimi të aksit Tiranë-Durrës, dhe rindërtimit të aksit Tiranë-Ndroq-Plepa, duke ndërtuar dy korridore, njëri në të ardhmen me pagesë, ndërsa tjetri pa pagesë”,tha Rama.

Rama jep lajmin e shumëpritur: Javën e ardhshme nisin punimet…

Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë në qytetin e Durrësit, është shprehur se në këtë mbledhje është miratuar dhe nisja e punimeve për disa rrugë ku më e rëndësishme është rruga e Arbrit.

Rama tha se do të hapet një kantier shumë i madh në rrugën e Arbrit, dhe punimet do të nisin të dielën e ardhshme.

Por ndër të tjera kreu i qeverisë foli dhe për raportin e publikuar nga INSTAT ku thuhet se ishte ulur papunësia.

rama

Pjesë nga deklarata

Shqipëria ka progresin më të mirë në rajon në muajt e fundit. Pavarësisht skepticizmit, dhe në mjegullën e dendur të propagandës, mbetet fakt që papunësia është ulur dhe këtë e thonë INSTAT në mënyrë të pavarur.

Ne jemi në një përpjekje serioze në punësim real, brenda kushteve që janë të vështira, po krijohet një ekonomia ku lajmi I mirë është se janë rritur dhe investimet e huaja me më shumë 60% duke e krahasuar me vitin e kaluar.

Të dielën e ardhme hapet kantieri I parë i rrugës së Arbrit, duke u përmbushur premtimin që kemi bërë në fushatë.

Po ashtu do te këtë dhe kantier te tjera ndërtimi, ku ky vit do të jetë Shqipëria kantier ndërtimi në projektin 1 miliardë.

Kemi nisur dhe rregullimin e rrugës Tiranë-Durrës, dhe objektivi ynë është që të mbyllet në fund të këtij muaji.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura