“Rrugët e trotuareve duhen larë kështu”- Erion Braçe publikon fotot dhe tregon: Pasi Evropa na mësoi si të lajmë duart…

Mar 23, 2020 | 16:16
SHPËRNDAJE

Pasi Evropa na mësoi se si të lajmë duart, zv.kryeministri Erion Braçe shprehet se tani më shumë se kurrë po na mëson sesi të lajmë rrugët e trotuaret.

Ndërsa publikoi disa foto si shembuj për tu larë rrugët, Braçe u kërkoi kryetarëve të bashkive të bëjnë më shumë për dezinfektimin e ambienteve publike.

Gjithashtu u bëri thirrje kompanive të kontraktuara që të përdorin shembullin e Evropës për të pastrimin e rrugëve.

larja rrugeve evrope koronavirus erion brace1

“Pasi mësuam më shumë se kurrë nga Evropa dhe jo vetëm se si të lahen duart, tani duhet të mësojmë sesi lahen rrugët. Shiko, e çmoj pafund përpjekjen e krzetarëve të bashkive për dezinfektim të çdo ambienti publik, por duhet edhe më shumë. Rrugët e trotuareve duhen larë kështu. Ndalim qarkullimi dhe izolimi  duhet të shërbejë pikërisht për këtë. Kompanitë e kontraktuara për pastrimin e mbetjeve të lajnë rrugët e trotuaret kështu. Ti përgjigjen kësaj situate, të bëjnë edhe ata diçka më shumë,“- shkroi zv. Kryeministri në një postim në Facebook.

Ndërkohë që bota është izoluar dhe në panik nga koronavirusi bëhet thirrje për sa më shumë higjienë dhe pastrim të vendeve publike për të mos lejuar përhapjen e virusit.

larja rrugeve evrope koronavirus erion brace

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura