Rrugët e bllokuara për shkak të samitit/ Nëse keni udhëtim nga Rinasi, shkoni 4 orë përpara në aeroport. Ja zonat e ‘kuqe’

Dec 5, 2022 | 12:30
SHPËRNDAJE

Nëse keni një udhëtim për të bërë nga Rinasi të martën e 6 dhjetorit, do të duhet të paraqiteni në aeroport disa orë përpara. Kjo për shkak të bllokimit të rrugëve, e marrë si masë sigurie për samitin që do të mbahet në Tiranë mes liderëve të BE dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.

“TIA njofton që të gjithë pasagjerët të cilët kanë për të udhëtuar nga TIA në datë 6 dhjetor, janë të lutur që të jenë në aeroport 4 orë para fluturimit të tyre për shkak të masave të marra per samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Kjo prezencë kërkohet në mënyrë që pasagjerët mos të rrezikojnë humbjen e fluturimit të tyre”. thuhet në njoftimin e aeroportit.

tia per samitin 6 dhjetor

HARTA E RRUGEVE TE BLLOKUARA

– Rruga Rinas – Qafë Kashar dhe anasjelltas
– Autostrada Tiranë- Vorë dhe anasjelltas
– Unaza e Madhe nga ish Sheshi Shqiponja – Rrethi i Sanatoriumit dhe anasjelltas
– Rr.Elbasanit nga Rrethi Sanatoriumit deri tek Ura Elbasanit dhe anasjelltas

– Të gjithë rrugët që lidhin Rr.Elbasanit me Rr. Papa Gjon Pali II rr.Dervish Hima, rr.Asim Zeneli, rr.Themistokli Gërmenji, rr.Ismail Qemali, rr.Mustafa Matohiti, rr.Jul Variboba, rruga Faik Konica, Fatmir Haxhiu, Gjeneral Nikols, rruga e Atjonit, sheh Ahmet Pazar si dhe të gjitha rruget që lidhin Blv.D.Kombit me rr.Ibrahim Rugova, Ukraina e lire, Lek Dukagjini do jene të bllokuara.

Gjithashtu ne këto segmente nuk do të lejohet parkimi i mjeteve, për këtë arsye janë njoftuar të gjithë banorët e zonës të mos parkojnë mjetet dhe për mjetet qe nuk jane larguar do të bëhet spostimi me mjete ngritës nga Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit.

Për mjetet e emergjencave mjekesore dhe emergjencave civile nuk do të ketë pengesa, pervec kontrolleve policore ne perimetrin e sigurise do të jenë te kontrolluara nga punonjësit e policisë.

Bllokimi i trafikut dhe devijimi në autostradat dhe rruget interurbane qe të cojne drejt Tiranes, do të filloje në orën 07:00, ndërsa në qytet në perimetrin e sigurise duke filluar nga ora 06:00 dhe ne rruget e tjera qe perfshihen ne itenerarin e levizjeve ne oren 08:00.

Çdo lëvizje e domozdoshme me mjet sugjerohet të bëhet përpara këtij orari dhe të evitohen levizjet ne rruget qe do shoqerohen me bllokime dhe devijime per motive sigurie.

Drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Veriu me destinacion aeroportin e Rinasit rrugëkalimi do të bëhet nga Fushë Prezë – Rinas

Drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Durrësi me destinacion aeroportin e Rinasit rrugëkalimi do të bëhet nga Vora- Rruga e Vjetër e Fushë Krujës

Drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Juglindja me destinacion aeroportin e Rinasit rrugëkalimi do të bëhet nga Elbasani – rrethrrotullimi Tegut- Unaza Lindore- Paskuqan -Kamëz- Kryqëzimi Valiasit- Rinas dhe për të gjitha emergjencat mjekesore qe vijne nga Veriu dhe jugu gjate kohes se bllokimit të trafikut për ne drejtim të spitalit të Traumes, të ndjekin rruget alternative nga Paskuqani-Azem Galica-Shinat e Trenit-Spitali i Traumes dhe nga rruga e Shkodres-Petrit Radovicka-Gjergj Legisi-Lord Bajron-Spitali i Traumes.

Per te gjitha emergjencat mjekesore ne drejtim të QSUT dhe Spitalit Shefqet Ndroqi, të ndjekin unazen lindore kur vijne nga jug lindja per të vijuar nga Shkoza-Kryegjyshata boterore-Farke-Sanatorium dhe Kodra e Priftit QSUT.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura