Rrugë e gjatë me kamionë dhe trena, ja për sa ditë mbërriti kombëtarja e Ukrainës në “Wembley”

Mar 27, 2023 | 17:30
SHPËRNDAJE

Për Ukrainën, rruga drejt “Wembley”-t nisi 8 ditë më parë, kur dy magazinierët ngarkuan pajisjet e ekipit në një kamion në Kiev dhe u nisën në pjesën e parë të misionit, një udhëtim prej 700 km në qytetin polak të Rzeszov.jdbnmbdNë orën 19:00 të së dielës së shkuar, katër lojtarë të Dinamos së Kievit dhe një nga Oleksandrija, stafi i trajnerëve, stafi mjekësor dhe anëtarë të tjerë të stafit të Federatës Ukrainase të Futbollit, hipën në një tren nate në kryeqytetin ukrainas për t’i çuar në perëndim të Polonisë. Dymbëdhjetë orë më vonë, përtej kufirit në Przemisl, ata hipën në një autobus dhe udhëtuan 8l kilometra të tjera me rrugë për në Rzeszov, ku takuan magazinierët dhe 10 bashkëlojtarët e Shahtjor Donjeckut dhe Dnipro-1, klubeve të arratisura në Ukrainën perëndimore dhe një tjetër futbollist të Oleksandrijas, të cilët ishin mbledhur në Lviv për t’u nisur me tren në orën 5 të mëngjesit të së hënës. Në Ukrainë nuk ka asnjë fluturim si pasojë e pushtimit rus dhe luftës së vazhdueshme, dhe logjistika e nevojshme për të konkurruar për një vend në “Euro 2024” është bërë si një operacion ushtarak. Fatkeqësisht, ato praktikohen mirë. UEFA nuk do të lejojë ndeshjet e Ukrainës në shtëpi për shkak të shqetësimeve të sigurisë, kështu që klubet dhe ekipi kombëtar kanë pajtuar stadiume në Poloninë fqinje për ndeshjet “shtëpi”.

SHEVA – Ikona e kombëtares ukrainase, Andrij Shevçenko, duke folur për “Channel 4” komentoi situatën e vështirë të vendit të tij: “Është një moment shumë i vështirë, por shumë special. Sot nuk është vetëm një ndeshje futbolli. Duke qenë këtu sot dhe të përfaqësoj vendin tim dua të falënderoj të gjithë Anglinë për mbështetjen e pabesueshme. Ju keni qenë shumë pranë nesh që kur nisi lufta. Falënderoj të gjithë ushtarët ukrainas që qëndrojnë në front për të mbrojtur vendin duke sakrifikuar jetët e tyre. Ne jemi këtu për të përfaqësuar vendin tonë. Do të t

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura