Rruga e Kombit/ Gjiknuri flet për negociatat: Tarifë e reduktuar për banorët

Apr 14, 2018 | 10:39
SHPËRNDAJE

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri shoqëruar nga drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro inspektuan në Kukës kantierin e hapur në një prej urave të cilat po dublohen.

gjiknuri

 

Gjate fjales atje, Gjiknuri u ndal edhe tek negociatat që po zhvillohen me koncesionarin dhe me komunitetet lokale të Qarkut të Kukësit për çështjen e tarifës së kalimit.

“Jemi duke negociuar me koncesionarin por njëkohësisht duke u konsultuar edhe me popullatën për të gjetur një zgjidhje për një tarifë të reduktuar për banorët e këtyre zonave, sidomos për transportin publik dhe qytetarët që e përdorim më shpesh rrugën Kukës-Tiranë. Nga ana tjetër, dua të them që kemi filluar edhe me evidentimin e të gjitha mjeteve që janë të targuara në Kukës. Jemi duke bërë krahasimet me banorët që janë pjesë e këtij komuniteti dhe që i zotërojnë këto mjete, në mënyrë që të trajtohet ajo fashë e njerëzve që preken nga ky koncesion dhe që jetojnë në Qarkun e Kukësit. Është një proces i filluar mirë dhe besoj brenda një periudhe shumë të shkurtër, përpara se të fillojë dhe njëherë funksionimi i pagesave të Toll-it, ne do të kemi një zgjidhje. Besoj do jetë shumë e pranueshme por njëkohësisht nuk cënon edhe efektivitetin e kontratës, nuk cënon mbarëvajtjen e kontratës për mirëmenaxhimin e kësaj rruge”, nënvizoi Gjiknuri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura