Rruga e Kombit/ Deputeti i PS, “ofertë” Bashës: Të dalim ne garant për…

Apr 19, 2018 | 14:19
SHPËRNDAJE

Deputeti i PS, Pjerim Ndreu ka reaguar në lidhje me protestat që po zhvillohen në Kukës por dhe për deklaratat e PD se do të mbështes nesër kuksianët në përballjen e tyre në gjykatë.

Ndreu në një postim në Facebook shkruan se, këto janë qurravitje të opozitës se gjoja u dhemb barku. Po ashtu ai shkruan se  nëse Basha u kthen kuksianëve 230 milion eurot e vjedhura, ai del garant se nuk do ketë tarifë në Rrugën e Kombit.

ndreu

Postim i plotë

Keta qurravitjet e opozites gjoja se ju dhemb barku per kuksianet, ngjajne si lotet e asaj gruas qe kishte vra burrin bashke me dashnorin dhe kerkonte drejtesine e munguar ! Luli, ktheju kuksianeve 230 milion dollare qe ju vodhe, sepse dalim ne deputetet e mazhorances garant per tarife zero per perdoruesit e shpeshte te rruges !

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura