Rruga e “Dibrës” drejt fundit, si është transformuar një nga portat hyrëse në Tiranë

Apr 19, 2018 | 18:56
SHPËRNDAJE

Largimi i shirave dhe ngrohja e motit u ka dhënë mundësi ndërmarrjeve të Bashkisë Tiranë që të intensifikojnë ritmin e punimeve në një sërë projektesh publike në kryeqytet. Kështu, pas hyrjes së lagjes “Komuna e Parisit”, një tjetër aks i rëndësishëm në kryeqytet është drejt përfundimit.

rruga dibres (4)

Bëhet fjalë për Rrugën e “Dibrës” në segmentin nga “Farmacia 10” deri në Kinostudio, e cila u shërben mijëra banorëve dhe është një nga portat hyrëse në Tiranë. Lajmin e bën të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndërsa ka publikuar disa foto nga rruga e re në këtë aks, bën të ditur se mbeten edhe pak ditë punë që Rruga e “Dibrës” të përfundojë plotësisht.

Gjithsesi siç shihet edhe nga fotot, rruga ka marrë tashmë pamjen e plotë, pasi përveç tapetit të asfaltit janë bërë edhe të gjitha vijëzimet, ndërsa po i jepet dora e fundit edhe detajeve më të vogla. Në këtë rrugë janë bërë të gjitha punimet nëntokësore për kanalizimet e ujërave të zeza dhe të shiut, sistemimi i asfaltit, trotuare të reja, ndriçim led, si dhe mbjellja e pemëve.

Kjo rrugë plotëson dhe një standard tjetër, pasi për herë të parë është pajisur me një korsi të dedikuar me tapet të kuq për biçikletat.

rruga dibres (3) rruga dibres (2) rruga dibres (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura