“Rruga e Arbrit nuk është që çunat të vijnë në Tiranë për të parë a janë bërë a s’janë bërë pjeshkat”- Rama me të rinjtë në Burrel: Më dëgjoni mua budallain, do habiteni…

Apr 14, 2021 | 14:06
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi elektoral me të rinjtë e Partisë Socialiste në Burrel, foli për Rrugën e Arbrit e cila pritet që të jetë e aksesueshme për të gjithë qytetarët brenda verës së këtij viti.

Duke iu drejtuar djemve të Burrelit, me shaka, Rama tha se kjo rrugë, që do e lidhë Veriun e vendit me Tiranën për rreth një orë, nuk do shërbejë vetëm për “të ardhur djemtë për të parë a janë bërë a s’janë bërë pjeshkat”.

Në fjalën e tij Rama ka thumbuar sërish opozitën dhe iu drejtua qytetarëve “nuk është e mundur që tani ne të biem pre e këtyre ofertave”.

“Noc Rrokun do ju japin, po atë ku ta gjesh se të bën të qeshësh. Ju këtu në Mat e keni shumë të thjeshtë.

Nëse më merrni përdore dhe më tregoni një shkollë dhe një cerdhe një fushë futbolli që jua bënë dhe që është akoma aty do mendoj dhe do ju them keni të drejtë. Po nuk ka.

Ndërkohë nuk ka nevojë të ma tregoni se sa shkolla, kopshte, cerdhe, rrugë, kanale vaditëse janë vënë në punë që kur qeveria jonë janë bërë bashkë.

Dhe mos e harroni Rruga e Arbrit nuk eshte nje rruge qe do ju lidhe ju me shpejt me Tiranën për dasëm, për të shkuar me shpejt ne Tirane çunat e për te dale të parë a janë bërë a s’janë bërë pjeshkat edhe per keto eshte, edhe per keto eshte, por është një rrugë që të gjithë Dibren e kthen ne jastëkun e gjelbert te Tiranes, dhe eshte nje rruge qe te gjithe ata që jetojne ne Tirane e vijne ne Tirane e do vijne gjithnje e me shume, ta marrin dhe të kalojnë këtej qoftë për një ditë të vetme, por sa me shume te bejme ne ketej bashkarisht, sa me shume bujtina, agroturizma te hapim, sa me shume produkte ti veme ne dispozicion produktet e zones aq me shume kjo rruge do jete rruga e nje transformimi sa qe me degjoni mua budallain ketu, ne nje dekade ju do habiteni se si ndodhi, se cfare ndodhi, por ama rruga nuk mjafton, eshte aty e mund te mbetet aty ne rast se politika nuk ka syte per te pare te ardhmen”.

edi rama per nocin dhe pjeshken

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura