Rrufeja shkrumbon një banesë në Berat, shpëtohen 4 anëtarë të një familje, zjarrfikësit nxjerrin nga sirtari 20 mijë euro

Aug 10, 2022 | 18:12
SHPËRNDAJE

Një banesë në fshatin Mbolan në  Berat është përfshirë nga flakët. Sipas News24, shkak për zjarrin e rënë në banesë është bërë “rrufeja”, ndërsa mësohet se në te jetonin bashkë dy vëllezërit Artan dhe Agim Ajazi.

tjy-1

Pas njoftimit të marrë nga banorët e zonës, në vendngjarje kanë shkuar 3 mjete zjarrfikëse, të cilët kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve të zjarrit dhe fikjen e tij, ndërkohë që familjarët kishin dalë më herët nga banesa, pikërisht në momentin kur edhe u shfaqën flakët e para të zjarrit.

Mësohet se zjarrfikësit kanë hyrë mes flakëve dhe kanë nxjerrë pa djegur nga sirtarët e dhomës së gjumit paratë e familjes së Artan Ajazit, rreth 20 mijë euro.

Në banesën që u shkrumbua totalisht nga flakët jetonin dy vëllezërit Ajazi. Artani me bashkëshorten dhe dy fëmijët dhe të katër dolën pa asnjë lëndim nga banesa, ndërkohë që Agimi me familjen e tij jetojnë prej disa muajsh jashtë shtetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura