Rrotacion i plotë kundër “demave”, si pritet të rreshtohet Kastrioti ndaj Partizanit

May 21, 2022 | 14:19
SHPËRNDAJE

Kastrioti ka mbyllur dje përgatitjet për sfidën e sotme me Partizanin, ndeshje e cila do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 17:00.

KASTRIOTI PARTIZANI

Ndonëse skuadra është stërvitur e plotë, ashtu si në dy ndeshjet e mëparshme, edhe në të mbeturat, si sot ndaj Partizanit, apo dhe në ndeshjen e fundit ndaj Vllaznisë, stafi teknik ka vendosur që të bëjë sërish rrotacion, mbase më i madh se në dy përballjet e mëparshme.

Nga stafi është vendosur që t’u jepet më shumë përparësi elementëve të rinj për të treguar aftësitë e tyre.

Janë një sërë lojtarësh, që janë aktivizuar me kohë të pjesshme në shumë ndeshje gjatë kampionatit dhe nuk kanë marrë minutat e duhura dhe në këto dy përballje të fundit, stafi teknik ka vendosur që t’u japë mundësi për të arritur të shfaqin më të mirën e tyre dhe pse jo, për të bindur të firmosin një kontratë të re për sezonin e ri me krutanët.

Me arritjen e objektivit sezonal duket se krutanët tashmë luajnë për të pikasur ndonjë element që do t’u bënte punë për sezonin e ardhshëm. Aktualisht skuadra ka disa lojtarë që u përfundon kontrata dhe dy ndeshjet e radhës do të jenë një test i mirë edhe për lojtarët, që do t’u ofrohet një mundësi rinovimi.

RRESHTIMI – Në përballjen e sotme krutanët do të luajnë me një formacion miks. Në portë do të jetë Vata, ndërsa në mbrojtje pritet të vendoset Neziri, Husein, Kodra dhe Sulka.

Mesfusha do të përbëhet nga dy nigerianët, Okebugu dhe Onanuga, por edhe Basha. Në dy krahët e sulmit do të luajë Hajdëraj dhe Zetuna, ndërsa në majën e sulmit do të jetë Santiago Selmani.

FOTR

BUJAR BALLIU – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura