“Unë tmerroj Berishën dhe Bashën, do të rikandidoj në Kavajë”

May 31, 2016 | 22:42
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Punonjës të bashkisë dhe përfaqësues të PS-së kanë dalë sot pasdite në një tubim para bashkisë së Kavajës duke u shprehur kundër dorëheqjes së Elvis Rroshit.

Nga tubimi i sotem para bashkise se Kavajes
Nga tubimi i sotem para bashkise se Kavajes

Ky i fundit ka dhënë edhe një deklaratë para pjesëmarrësve në tubim ku ka thënë se do të rikandidojë në krye të bashkisë së Kavajës.


Rroshi para socialistëve: Do rikandidoj… by gazeta-panorama

“Unë si kryetari juaj shumë shpejt do vazhdoj gjyqet për drejtësinë time, për drejtësinë që SHQUP me vite më ka baltosur. Që Elvis Roshin do ta keni kryetar bashkie prap, që Elvis Rroshi që tmerron Berishën, tmerron Bashën…”, u shpreh ai në tubim.

elvis rroshi pas protestes

Më pas, në një postim në profilin e tij në Facebook, Rroshi ka shkruar se ndihej krenar dhe me zemrën plot pas mbështetjes që kishte marrë nga qytetarët e qytetit të tij. Duke publikuar edhe foto nga tubimi i sotëm i punonjësve të bashkisë së Kavajës dhe socialistëve që e kundërshtuan dorëheqjen e tij, Rroshi shkruan:

“Sheshi qe me mbush zemren plot:)

Te marresh mbeshtetjen e qytetit qe je lindur dhe je rritur, ne kete forme qe e mora sot, ishte momenti me i lumtur i viteve te mia ne angazhim publik dhe me beri te harroj cdo shigjete qe perpiqen te ngulin drejt meje.

‪#‎kokenlartkrenar‬“.

Kreu i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi dha dorëheqjen e papritur ditën e sotme, teksa pranoi se ka qenë i dënuar në Itali kur ishte minoren, pa dijeninë e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura