Rroshi i përgjigjet Bashës: Kur unë dilja në protestën e parë antikomuniste, ti piqje qofte

Mar 27, 2015 | 17:14
SHPËRNDAJE

Nje dite pas protestes se opozites ne Kavaje, kreu i bashkise se ketij qyteti Elvis Rroshi, nepermjet rrjetit social Facebook replikon me kreun e PD-se Lulzim Basha.

Postimi i Elvis Rroshit ne rrjetet sociale

Duke iu pergjigjur deklaratave te Bashes se mes kavajsave dhe Elvis Rroshit nuk ka asnje lidhje, ky i fundit thekson: “kur une dilja ne protesten e pare antikomuniste sebashku me bashkeqytetaret e mi ne shesh, ti piqje qofte duke buzeqeshur me servilizem te huajve ne aeroport, ndaj lidhjen me Kavajen eshte mire mos e diskutojme.”

Ja postimi i plote i Rroshit ne Facebook:

Dje, Luli i vogel, gjate pseudoprotestes se bere me njerez te importuar nga Tirana, deklaroi se mes kavajsave dhe Elvis Rroshit nuk ka asnje lidhje.

Elvis Rroshi ka lindur, ka ndertuar jeten dhe do vdese ne Kavaje dhe eshte i lidhur me hallet e qytetit me shume se kurre.
Lul, kur une dilja ne protesten e pare antikomuniste sebashku me bashkeqytetaret e mi ne shesh, ti piqje qofte duke buzeqeshur me servilizem te huajve ne aeroport, ndaj lidhjen me Kavajen eshte mire mos e diskutojme.

Bashkia Kavaje, festoi dje 25- vjetorin e demonstrates antikomuniste sepse ne e shohim te shkuaren si nje mundesi per te reflektuar ne zhvillimin e brezave ne te ardhmen, nderkohe qe ti Lul je i kapur mbas te shkuares si nje mundesi per te te dhene pushtetin qe enderron te kesh.

Te sugjeroj te merresh dhe dy muaj me Bashkine e Tiranes se e ke harruar deren e zyres dhe mos na qaj hallin ne, se Kavajen po e ndertojme sebashku me qytetaret.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura