Rroshi godet sërish: Gëzuar nga Meka e Shqipërisë, Kavaja!

Jul 17, 2015 | 16:58
SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi është bërë sërish sot protagonist, pas dhënies së titullit “Qytetar Nderi” të Kavajës, futbollistit Andi Lila, i cili sipas tij mbrojti simbolet kombëtare në Beograd.

Në fakt, sipas videove, Lila edhe kur tentoi të mbronte Balajn nga sulmi i një huligani, doli huq.  

Kësaj radhe, Rroshi “pagëzon” Kavajën si Mekën e Shqipërisë, teksa përçon në “Facebook” urimin e tij për festën e Fiter Bajramit.

“Gëzuar nga Meka e Shqipërisë, qyteti me besimin më të devotshëm, Kavaja. Ne vazhduam sërish traditën e tortës së madhe në dhe një falënderimi për gjithë ata të cilët me anë të sakrificës së tyre i dhanë vlerë Muajit të Madhnueshëm!”, shkruan kryebashkiaku Rroshi. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura