Rroga që i ofron Shkëndija, arsyeja pse Emini do të ikë nga Kukësi

Jul 26, 2017 | 21:56
SHPËRNDAJE

Me shumë gjasa, të gjithë lojtarët, të cilëve u ka përfunduar kontrata dhe kanë bërë kërkesë për largim, sërish do të jenë pjesë e Kukësit për sezonin e ardhshëm. Presidenti Gjici ka folur gjatë këtyre ditëve me Eminin, Koliçin, Kariokën, Lenën, Shametin dhe Musollin, teksa të gjithëve u është ofruar kontratë e re me rritje page. Mirëpo, sipas asaj që pretendon klubi, Emini, Koliçi dhe Lena janë nën kontratë.

Me Pejiçin situata është paksa ndryshe, pasi klubi është i dyzuar për shkak të moshës së tij dhe pagesës së lartë. Nga ana tjetër, vetë lojtari nuk pranon ulje page, pasi performanca e tij ka qenë e shkëlqyer në sezonin që sapo lamë pas, me plot 28 gola të shënuar. Gjithçka pritet që të vendoset shumë shpejt, në një kohë që klubi po punon për afrimin e të paktën dy sulmuesve të tjerë.

Ndërkohë, situata më e komplikuar është me portierin Koliçi, i cili, edhe pse pretendon që i ka përfunduar marrëveshja, Kukë- si ka depozituar në FSHF një kontratë që i përfundon në verën e vitit 2018. Gjasat janë që palët të shkojnë drejt ankesës në Dhomën e Zgjidhjeve së Konflikteve në FSHF, ashtu siç po ndodh me ish-mbrojtësin e Kukësit, Albi Alla.

kukesi

SULMUESI

Izair Emini nuk ka arritur një marrëveshje me Kukësin, teksa i është drejtuar institucionit të futbollit shqiptar për të riparë kontratën që Kukësi i ka depozituar. Sipas asaj që ka konfirmuar vetë Emini, marrëveshja me Kukësin i ka përfunduar dhe tashmë është në dorën e tij për të zgjedhur. Sulmuesi është joshur nga një superofertë e Shkëndijës, me rreth 9 mijë euro në muaj.

S.Sulozeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura