Rroga e papaguar, sherr mes 4 shqiptarëve në Itali, 2 në spital

Aug 28, 2015 | 11:09
SHPËRNDAJE

Katër shqiptarë, mes të cilëve një i mitur janë përfshirë në një sherr në një piceri në Savona të Italise.

policiaMediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Picerinë “Leone” në Savona, e cila është në pronësi të vëllezërve shqiptarë Gentjan e Ledian Bacuku.

“Shqiptari Jorgo Basha 40 vjec në shoqërinë e djalit të tij minoren rreth orës 13.00 të datësn 27 gusht ka hyrë në piceri duke pretenduar rrogën e papaguar nga pronarët ndaj bashkëshortes së tij, e cila kishte punuar si kamariere në këtë piceri”- shkruan gazeta italiane.

Debati, degjeneron në dhunë mes tyre. Eshte dashur ndërhyrja e policisë që situata të qetësohej. Për shkak të dhunës që pësoi gjatë sherrit Jorgo Basha është derguar ne spital, ndërkohe Ledjan Bacuku ka pësuar ndrydhjen e kaviljes dhe po merr gjithashtu mjekim.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura