Rrobaqepësi 13 vjeçar nga Ferizaj mahnit klientët (VIDEO)

May 2, 2016 | 21:06
SHPËRNDAJE

Punë po bën edhe një 13 vjeçar nga fshati Zllatarë i Ferizajt. Musli Karaliti zanatin e rrobaqepësit e filloi para 2 viteve dhe tani ka qëllim zgjerimin e biznesit.

Ky fëmijë nga fshati Zllatarë i Ferizajt thotë se zanatin e rrobaqepësit e filloi para 2 viteve. Herën e parë a kishte qepur një bluzë.

Punën e tij Musa e publikon në rrjetet sociale, prej nga merr shumë kërkesa. Por, kur takon klientët potencial ata mbeten të habitur.

E ata që ia besuan punën këtij 13 vjeçari thonë se u ndanë të kënaqur me punën e porositur. /Klan Kosova/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura