‘Rrjedhja’ e kandidatëve të Alibeajt, Bojaxhi në Panorama TV: Nuk kanë mbështetje reale. Nëse PS fiton Tiranën, ‘fajtor’ demokrati që merr më pak vota

Mar 30, 2023 | 23:04
SHPËRNDAJE

Ish-kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergji Bojaxhi e ka cilësuar jo korrekte sjelljen e kandidatëve të grupimit të Alibeajt në disa bashki që kanë vendosur të tërhiqen nga gara.

bojaxhi

Ai tha në Panorama TV, se kjo nuk reflekton për mirë për personalitetin e tyre duke qenë se janë treguar jo seriozë në marrëdhënie me partinë dhe elektoratin.

“Të jesh fillimisht kandidat për një parti dhe pastaj të tërhiqesh nuk është korrekte. Fakti që e kanë bërë mendoj që për personin e tyre nuk reflekton shumë mirë. Nuk është serioze. Nuk reflekton mirë për ta si individë”, u shpreh Bojaxhi.

Ai tha se kandidati që do të marrë më pak vota në garën për bashkinë e Tiranës do të jetë fajtor për humbjen e demokratit tjetër, në rast se PS fiton.

“Fakti që PD e vulës kanë vështirësi të gjejnë kandidatë dhe kandidatët që ata gjejnë bëjnë gjëra të tilla. Dhe nga presioni apo social largohen. Kur ti je në politikë dhe kur mendon se do të përfaqësosh diçka njeriu ka nevojë të tregojë edhe forcë karakteri.

Fakti që po tërhiqen tregon që ata nuk kanë një mbështetje reale dhe masive. Nëse Bejko do merrte shumicën e votave të djathta mund të thoshte që fajin për humbjen e ka Sali Berisha. Ajo do ishte e vërtetë nëse do merrte shumicën e votave të djathta. Përgjegjësinë për humbjen e ka pala që ka marrë më pak”, deklaroi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura