Rritje pagash/ Ministri Ahmetaj jep detajet e buxhetit: Ja cilët përfitojnë

Oct 26, 2018 | 11:20
SHPËRNDAJE

Ministri i Ekonomise dhe Financave, Arben Ahmetaj ka dhene sot detaje nga rritja e pagave per nje sere kategorish ne vend, perfshire, shëndetësine, arsimin, mbrojtjen, policet e burgjeve dhe trupi diplomatik i Shqipërisë.

ahmetaj kryeministria

 

Ne nje konference per mediat, Ahmetaja theksoi se draft buxheti i akorduar nga qeveria do te kaloje pasdite ne Kuvend, per te kaluar ne komisionet perkatese me gjithe detajimet e nevojshme.

“Për të katërtin vit radhazi qeveria Rama nuk prodhon borxh të ri, por krijon suficit për borxhet e trashëguara në vite. Jemi duke ulur borxhin publik dhe do kemi investime 5% të PBB. Investime në nivele të konsiderueshme, 900 milionë dollarë investime publike”- tha ministri.

“Dua të theksoj se buxheti i vitit 2019 financon plotësisht reformën në drejtësi, rritjen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët dhe financimin e vettigut dhe organeve të reja të drejtësisë. Kjo shkon më shumë se 2.2 miliard”, tha ai.

Ai theksoi se ne Shendetesi perfitojne: 4650 mjekë dhe 13765 infermierë, 18 415 punonjës me një fond mbi 1 miliardë lekë

Arsim: 35 783 staf mësimor, 1.5 mliliarde lekë

Burgje/ 3560 policë të burgjeve, 200 milione lekë në vit

Rritje të ndjeshme të pagave të diplomatëve shqiptarë me rritje mbi 20%

7% rritje pagash të mësuesve

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura