Rritje e ndjeshme e të infektuarve, 800 raste të reja me koronavirus dhe 2 viktima në 24 orët e fundit

Aug 24, 2021 | 17:47
SHPËRNDAJE

spitali infektiv-covid-te-burgosur-ambulance (2)

Kurba e pandemisë ka shënuar një rritje të ndjeshme këtë të martë. Nga 5018 testime të kryera, janë regjistruar 800 raste të reja me COVID.

Fatkeqësisht gjatë kësaj periudhe kohore kanë humbur jetën dhe 2 persona të tjerë. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin shërbim shëndetësor 90 persona.

Janë shëruar 157 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin total të të shëruarve në 131,608 që nga fillimi i pandemisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 5018 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 800 qytetarë, në këto bashki:
160 raste në Tiranë, 134 në Shkodër, 53 në Durrës, 44 në Vlorë, 39 në Lezhë, 38 në Fier, 36 në Berat, 33 në Kamëz, 30 në Sarandë, 29 në Kavajë, 25 në Lushnje, 24 në Elbasan, 18 në Vau i Dejës, 14 në Malësi e Madhe, 13 në Gramsh, nga 9 raste në Kukës, Krujë, Gjirokastër, 8 në Kurbin, nga 6 raste në Korçë, Pogradec, nga 5 raste ne Peqin, Mat, nga 4 raste në Mallakastër, Libohovë, Tepelenë, nga 3 raste në Kuçovë, Përmet, Himarë, Divjakë, Roskovec, Has, nga 2 raste në Mirditë, Vorë, Delvinë, Këlcyrë, Devoll, Dimal, Librazhd, Prrenjas, nga 1 rast në Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Maliq, Patos, Dibër, Rrogozhinë. Aktualisht janë 6433 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 90 pacientë. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë dy qytetarë: një qytetar 62 vjeç nga Lezha dhe një qytetar 72 vjeç nga Saranda. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 157 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,608 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Gusht 2021)

Raste të reja ditore      800
Të shëruar në 24 orë    157
Të shtruar në spitale      90
Humbje jete në 24 orë     2
Testime ditore            5018
Testime totale    1,005,541
Raste pozitive       140,521
Raste të shëruara 131,608
Raste Aktive             6433
Humbje jete            2,480

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     2441
Shkodër  1079
Vlorë        600
Fier          525
Durrës     415
Lezhë      320
Elbasan   304
Berat       241
Gjirokastër 195
Korçë     150
Kukës      93
Dibër       70

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura