‘Rritja stratosferike e Borxhit Publik”, Basha: Rama po i jep goditje fatale ekonomisë

Jul 8, 2020 | 11:21
SHPËRNDAJE

rama

“Me rritjen stratosferike të Borxhit Publik në 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, Rama po i jep ekonomisë një goditje fatale”.

Keshtu shkruan sot kreu i PD-se, Lulzim Basha, teksa ka reaguar pas te dhenave te fundit lidhur me rritjen e Borxhit Publik, nga ana e Rames, e qe sic thekson kryedemokrati, nuk do ndihmoje qytetaret, por do mbushe xhepat e kryeministrit dhe oligarkeve te tij.

“Shqiptarët meritojnë një qeveri të përgjegjshme dhe serioze e cila nuk do ti lërë më në mëshirën e fatit, por do tju bëhet krah në ditët e tyre më të vështira. Ne për këtë po punojmë sepse ditë më të mira do të vijnë për të gjithë ne”- shkruan ai.

Reagimi i Bashës

RAMAVIRUSI po e gërryen nga brenda ekonominë tonë. Me rritjen stratosferike të Borxhit Publik në 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, Rama po i jep ekonomisë një goditje fatale. Ky borxh që rëndon mbi qytetarët po përdoret jo për ti ndihmuar ata në këto ditë të vështira, por për të mbushur xhepat e Ramës dhe oligarkëve në shërbim të tij. Për shkak të RAMAVIRUSIT, sot gjysma e shqiptarëve janë pa punë dhe mbijeton në kufirin e varfërisë.

Por shqiptarët kanë mundësi të jetojnë më mirë dhe të kenë më shumë. Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që jua lehtëson barrën e taksave dhe që rrit punësimin dhe investimet. Shqiptarët meritojnë një qeveri të përgjegjshme dhe serioze e cila nuk do ti lërë më në mëshirën e fatit, por do tju bëhet krah në ditët e tyre më të vështira. Ne për këtë po punojmë sepse ditë më të mira do të vijnë për të gjithë ne.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura