VIDEO- Rritja e të infektuarve/ Ministrja Manastirliu: Gati spitali Covid3, po punohet edhe për…

Oct 25, 2020 | 14:02
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se qeveria është gati për spitalin Covid 3, ndërsa ka nisur puna edhe për spitalin Covid4.

Teksa ka theksuar se COVID3 dhe COVID4 janë gati dhe me ezaurimin e kapaciteteve në dy spitalet aktuale do të hapen, pas tyre edhe spitalet rajonale janë parapërgatitur në infrastrukturë dhe burime njerëzore për ti bërë ballë çdo skenari. Ministrja ju përgjigj përfaqësuesve të opozitës për kapacitetet e sistemit shëndetësor.

“Nuk ka kolaps të sistemit shëndetësor. COVID nuk është lojë, e gjithë bota është në vështirësi. Jemi të përgatitur për disa skenarë. Spitali ‘COVID 3’ do hapet kur të ezaurohen kapacitetet, gjithashtu ndërtuam spitali COVID4 dhe spitalet rajonale sipas disa skenarëve të parapërgatitur. Kemi shtuar kapacitetet në sistem për të mos prekur pjesën tjetër të sistemit”, tha Manastirliu.

Teksa numri i të infektuarve rritet, ministrja e cila zhvilloi një takim me mjekë dhe infermierë të Spitali Covid1, u shpreh se strukturat shëndetësore janë gati të nisë funksionimin e spitalit të tretë për të sëmurët me koronavirus.

“Sa për ata që dalin e flasin nga foltoret apo dritaret e facebookut i vëmë përballë faktet dhe punët që flasin vetë. Dhe sërish i sugjeroj të na bashkohen në këtë betejë duke bërë të paktën një gjë që nuk kërkon ndonjë “sakrificë të madhe”, dhe që bëhet edhe nga divani i shtëpisë: të ftojnë njerëzit të mbajnë maskën, ruajnë distancën dhe të lajnë shpesh duart”- shkruan Manastirliu

Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës, ajo tha se sistemi shëndetësor nuk është në kolaps.

“Nuk ka kolaps të sistemit shëndetësor. COVID nuk është lojë, e gjithë bota është në vështirësi. Jemi të përgatitur për disa skenarë. Spitali ‘COVID 3’ do hapet kur të ezaurohen kapacitetet”, deklaroi ministrja.

Duke falenderuar mjekët dhe infemrierët e këtij shërbimi për punën e palodhur, Manastirliu deklaroi se mbështetja e qeverisë për stafet mjekësore do të vijojë.
“Nuk dua te dekurajoheni nga ato që dëgjoni. Kam ardhur këtu t’ju jap kurajë të vijoni punën ashtu siç keni bërë deri tani, të jeni të sigurt që mbështetja e qeverisë do vijoj pa u ndaluar ashtu siç ka ndodhur deri tani”, tha Manastirliu.

 

Ministrja Manastirliu ju është drejtuar sërish me një apel qytetarëve.

“Shumica janë të mërzitur dhe të lodhur nga pandemia, por duhet kujdes dhe kjo është për të mirën tuaj dhe për të mirën e shëndetit të të afëmve tuaj, ndaj duhet të jeni shumë të kujdesshëm: vendosni maskën, të ruani distancimin fizik dhe të kujdeseni për higjenën”, tha Manastirliu.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura