Rritja e shifrave të të infektuarve, Manastirliu tjetër mesazh: Janë shtuar rastet mes…

Aug 1, 2020 | 18:10
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë një takimi me epidemiologët e Tiranës, qytet per te cilin tha se eshte një prej vatrave kryesore te infeksionit në vend, deklaroi se sistemit shëndetësor do t’i shtohen 300 mjekë, infermierë, teknikë, në përgjigje të planit dhe strategjisë afatmesme ndaj situatës së shkaktuar nga COVID19.

manastirliu epidemiolog

Por pas shifrave të publikuara zyrtare nga Ministria, ku ne 24 oret e fundit jane konfirmuar pozitive me Covid 120 qytetare dhe kater paciente kane humbur jeten, Manastirliu ka dale me nje tjeter mesazh.

Ne rrjetet sociale ajo shkruan se te rinjte duhet te kene me teper kujdes, pasi jane shtuar te prekurit dhe mes tyre.

POSTIMI I PLOTE

.Prej pesë muajsh epidemiologët po bëjnë një punë të madhe në terren, për të gjurmuar, hetuar, testuar rastet e dyshuara, me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit.

? Festat apo ditëlindjet po kthehen në vatra potenciale dhe si pasojë, rastet mes të rinjve janë shtuar, duke u kthyer në vektorë të përçimit të infeksionit edhe tek prindërit dhe gjyshërit e tyre.

T’i ndihmojmë sistemin shëndetësor, të ruajmë shëndetin, duke shmangur grumbullimet e çdo lloji dhe duke zbatuar 3 rregulla të thjeshta ?#COVID19?
↔️#RuajDistancën
?#MbajeMaskën
?#KujdesuPërHigjienën

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura