“Rritja e sheqerit në gjak, tensionit dhe kreatininës” -Mjekët këshillojnë: Si të vetëmjekoheni në shtëpi në rrethanat e izolimit  

Mar 18, 2020 | 15:02
SHPËRNDAJE

KurimiVeprimtaria mjekuese e sistemit shëndetësor ndaj qytetareve të sëmure ushtrohet në tre rrethana.

Ndihme urgjente për shpëtimin jetës , e kryer kjo  ekskluzivisht nga  bluzat e bardha

  • Mjekim e shërim i sëmundjeve akute , i kryer po ashtu kryesisht nga personeli mjekësor
  • Mjekim i sëmundjeve kronike i kryer me se shumti ne kushte ambulatore ne shtëpitë e pacienteve nga ata vet sipas rekomandimeve te mjekeve  te familjes dhe  specialisteve

Për derisa  barrën  me te madhe te veprimtarisë dhe kostot e sistemit shëndetësor i krijojnë  shërbimet ndaj te sëmurëve e kronik dhe qe 80 % e atyre  qe paraqiten çdo dite për vizite mjekësorë ne qendrat ambulatore vuajnë prej kuptohet qe aftësisë dhe mënyra sesi pacientet  me sëmundje  kronike zbatojnë  ne mënyre konkrete apo jo masat e rekomanduara përben faktorin kyç, me efikas dhe me ekonomik ne përballje me ato

Te pathënat e sistemeve  shëndetësore

Për fat te keq shumica e sistemeve shëndetësore janë “medikalizuar” “Kane  mbivlerësuar deri ne kult   rolin e bluzave te bardha dhe te qendrave mjekësore ne përballje edhe me sëmundjet kronike dhe  nënvleftësuar  kështu rolin potencial te pacienteve dhe familjareve  për vetë menaxhimin  e sëmundjeve te tilla ne kushtet  e shtëpisë dhe te jetës se përditshme.

Ndërkohe ne boten e qytetëruar po merr zbatim një  koncept bashkëkohor i  një karakteri  sa shëndetësor aq dhe  social për  “demokratizimin  e sistemeve shëndetësore”  me ane te përfshirjes dhe kontributit aktiv e konkret në to, të vetë  pacienteve e qytetareve ne formën e “Home care” dhe “self care “. Nuk behet  fjale për zbehjen apo mënjanimin  e rolit  te personelit mjekësor, por për ta plotësuar dhe fuqizuar atë me  burime njerëzore te reja Paciente dhe qytetaret  përbejnë  një armate potenciale gjigande e cila deri me sot qëndron ne pasivitet me shprese qe te ndihmohet  për problemet shëndetësore  nga kontingjenti aq i pakte ne numër i personelit mjekësor .

Sëmundja e Diabetit si model

Diabeti është një nder sëmundjet e brendshme kronike me tipike  Ai nëse nuk mjekohet si duhet prek te gjitha organet e trupit dhe krijon dëme shëndetësore ekonomike e sociale te mëdha. Me gjithë progresin impresionues ne mjekimin e tij , është arritur vetëm qe ai te frenohet  e te behet i padëmshëm por për fat te keq , ende jo ,qe te shërohet plotësisht .Vënia e sëmundjes se diabetit  nen kontrollin e duhur është e mundur fal  një  sërë masash qe kemi ne dispozicion, mirëpo  ato duhen kryer vazhdimisht  pandërprerje si detyre  e  përditshme. Por a mund te kryet kjo duke i mbajtur ne spitale  gjate gjithë jetës  miliona  te sëmure  qe vuajnë prej tij? Prej këtej ka lindur nevoja e edukimit dhe aftësimit  te pacienteve  qe e vuajnë atë, për  kryer ata vet  apo edhe me ndihmën e familjareve,  disa nga aktet qe e  mbajnë  sëmundjen nen fre , ne rrethanat e shtëpisë, punës e te jetës së përditshme të tyre

Në ketë kontekst  Prof. DR Isuf Kalo një nga themeluesit e specialitetit et dialektologjisë tek ne ,dhe  aso kohe shefi i tij krijoi qe ne vitin 1985 ne Spitalin Nr. 1 te Tiranës  krijoi një njësi te posaçme  te  strukturuar  për “edukimit terapeutik “ e  te sëmurëve  me diabet  me synim aftësimin e tyre për te vet menaxhuar sëmundjen ( Self Care “)edhe  pas daljes nga spitali  ne kushtet e shtëpisë ( Home care ). Ne ketë linje u   instalua ne pavianin atëhershme te diabetologjisë  edhe një linje telefonike direkte  me numër te dedikuar  ne shërbim ekskluziv ndaj te pacienteve me diabet per t’ju përgjigjur  lidhur me pyetjet apo problemet konkrete  eventuale qe atyre mund t’ju lindnin

Shembull i mire edhe kundra pandeminë sotme ?

Pandemia e shkaktuar nga Coronavirusi i kapi sistemet shëndetësore  në befasi . Në qasjen ndaj saj ata u gjeten  të befasuar pa një strategji unike. Sistemet shëndetësore në botë, por edhe ato te vendeve te BE brenda të njëjtit union po reagojnë ne mënyre te ndryshme. Një nga qasjet që po zbatohet me shpesh eshtë vetizolimi i individëve  ne shtëpi dhe distancimi social. Qëllimi është  minimizimi i përhapjes ç’ka supozohet se do e bej me të vonuar dhe me te lehte përballimin e fazës se shpërthimit masiv .Qytetaret me dhe pa shenja të dyshimta  janë vetëizoluar gjate dy javëve të fundit deri në një lajmërim të dytë. Një numër prej tyre janë  te moshuar  edhe vuajnë me diabet dhe një a disa sëmundje kronike se bashku Zhvillimet sidomos ne Itali po dëshmojnë  që pikërisht ata janë  edhe kontingjenti me vdekshmëri me te larte. Pjesa tjetër mbi 80 % e popullatës  edhe po u prek nga virusi besohet se nuk përben rrezik madhor për vdekshmëri .

Në këto rrethana logjika e thotë se theksi  duhet te vihet  tek evitimi ose  minimizimi i mortalitetit dhe jo patjetër  i sëmundshmërisë. Arsyeja e vdekshmërisë me te larte nder te sëmuret kronike përfshi ata me diabet e sidomos tek ata me te moshuar  besohet se është imuniteti me i ulet i  te tyre ne përballje  me virusin. Kjo thellohet me tej kur  treguesit e kontrollit te diabetit apo dhe te sëmundjeve te tjera  kronike shoqëruese çrregullohen . nen ndikimin  e ankthit shokut e psikologjik ,kufizimit te aktiviteti fizik, mos respektimin e te  ditës dhe mos adaptimit te mjekimit ne kushtet e vet izolimit

Pacientet e  tillë te mësuar me tutelën mjekësorë ndjehen te vetëm si te braktisur e te pa  mësuar te vetëveprojnë ne izolim. Një numër i madhe  prej tyre vërejnë te çuditur e te alarmuar që shifrat e sheqerit ne gjak , te tensionit arterial, te kreatanines  etj janë me te rritura,  ndonëse  po vazhdojnë mjekimi me te njëjtën skeme  si me pare. Por ata kane humbur mundësinë te shkojnë ne poliklinike   dhe as te kontaktojnë mjeket  qe deri me tash i kane ndjekur ata.

Prof Dr Isuf Kalo dha shembullin duke u ofruar pacienteve te tillë me diabet te ngujuar  numrat e tij privat te telefonit  068 208 99 11  – 0692062005  dhe 0672067453  per  keshilla telefonike te personalizuara  gjate kësaj  periudhe jo te zakontë. Synimi është  adaptimi i mjekimit   te personalizuar sipas rrethanave shëndetësore dhe shtepiake  te seicilit , si mas paraprake per forcimin e imunitetit   ne organizmin e tyre e nëpërmjet  kësaj evitimin ose minimizimin   e vdekshmërisë  tek te till individ .

Mbi 70 te sëmure me diabet te vetëizoluar qe e kane kontaktuar ne dy ditet e fundit prof Isuf Kalon kane mare udhëzime  mjaft te vlefshme prej tij    duke i shprehur njëkohësisht vlerësime maksimale   dhe mirënjohje te thelle per aktin humanist te tij  .

Thirrje

A mund te shpresohet qe edhe specialiste te tjere qofte  dibaetolog qofte   per  semundje te tjera kronike ose mjek te familjes do te mund te ofrohen me te njejtin perkushtim ndaj  te semureve  dhe qytetarve  qe ata gjate viteve kane ndihmuar  por qe  i kane syte dhe shpresat sot me shume se cdo here tek ata ?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura