Rritja e rrogës mesatare/ Eksperti i ekonomisë: Ramës i dolën keq sondazhet, po bën premtime boshe

Mar 30, 2023 | 6:53
SHPËRNDAJE

Eksperti i ekonomisë Dorian Teliti ka deklaruar mbrëmjen e sotme se rritja e pagave në 900 euro është e papërballueshme për buxhetin e shtetit sepse do të sillte një rritje prej 35% të fondit për këto paga, që sipas tij përkthehet në rreth 350 milionë euro.

open-8-770x432

Ai u shpreh në studion e emisionit “Open” se premtimi për rritjen e rrogave ka ardhur për shkak se kryeministrit Rama i “kanë dalë keq sondazhet”, gjë që e ka detyruar të “bëjë premtime boshe”.

“Dhe sot detyrohet të dalë me premtime boshe. Financat publike kanë diçka Nëse nuk mbështeten me fakte mbrapa janë boshe. Nëse nuk ka mbështetje financiare siç nuk e ka e gjykojmë kështu. Të thuash diçka dhe të bësh diçka ndryshon”, deklaroi Sejdarasi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura