Ndërsa rastet e lisë së majmunëve po rriten në gjithë botën, Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka bërë thirrje grupit aktualisht më të prekur nga virusi, meshkujve që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj, të kufizojnë numrin e partnerëve të tyre seksualë.
Shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili të shtunën e kaluar shpalli linë e majmunëve një emergjencë shëndetësore globale , u tha gazetarëve se mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga infeksioni ishte “të reduktoni rrezikun e ekspozimit”.
“Për meshkujt që bëjnë seks me meshkuj, për momentin, duhet të zvogëlojnë numrin e partnerëve seksualë”, tha ai të mërkurën, raporton Al Jazeera.
Një rritje e infeksioneve nga lija e majmunëve është raportuar që nga fillimi i majit jashtë vendeve të Afrikës Perëndimore dhe Qendrore, ku sëmundja ka qenë prej kohësh endemike.
Tedros tha të mërkurën se më shumë se 18,000 raste të lisë së majmunëve janë raportuar tani në OBSH nga 78 vende, me 70 për qind të rasteve të raportuara në Evropë dhe 25 për qind në Amerikë.
Pesë vdekje janë raportuar që nga maji, dhe afërsisht 10 për qind e të infektuarve përfundojnë në spital tha ai.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al