Rritja e rasteve me Covid-19/ Pas opozitës, edhe mjeku Pëllumb Pipero kërkon shtimin e testeve: Diçka ka çaluar me…

Apr 13, 2020 | 17:34
SHPËRNDAJE

Pas kërkesave të vazhdueshme të opozitës dhe kreut të saj, Lulzim Basha për rritjen e numrit të testimeve për Covid-19, edhe mjeku i njohur Pëllumb Pipero i mëshon kësaj ideje pas rritjes së rasteve gjatë fundjavës.

pipero

Sipas tij, duke qenë se numri i rasteve veçanërisht në Shkodër është rritur këtë fundjavë, tregon se situata diku ka çaluar.

Ai thotë se në Shkodër, ose nuk janë zbatuar rregullat e karantinës ose nuk janë gjurmuar siç duhet rastet.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka apeluar në vijimësi rritjen e numrit të testeve, çka do të sillte sipas tij, rritje të gjurmueshmërisë dhe hapjes dalëngadal të vendit.

Pëllumb Pipero për News 24: Në fundjavë ka pasur një rritje, thuajse dyfish dhe them se diçka ka çaluar. Kjo epidemi ka disa indikatorë, në radhë të parë monstrat për të bërë analizat apo gjurmimin e rasteve të kontaktit që e vlerësoj efikas nga të dhënate ISHP që janë gjurmuar 60- 70% të rasteve dhe është një shifër optimale sipas OBSH.

Respektimin e masave nga qytetarët për të respektuar distancimin social, karantinimin dhe këshillat e mjekëve. Diku besoj unë se shifrat që lamë pas janë 30- 40 raste më pak se një javë më parë por diku situata ka çaluar.

Nëse shohim rastet në Shkodër 13 nga dita e djeshme dëshmon se në Shkodër nuk janë respektuar masat ose nuk janë gjurmuar rastet e kontaktit si duhet.

Unë e kam thënë që java që sapo mbyllëm do të jetë në numër shumë më të vogël, mund të ketë oshilacione. Janë më të ulëta por fundjava ka pasur rritje të qëndrueshme. Por bazuar në përhapjen e pandemisë në vendet e tjera dhe prisja që të kishte ulje. Mendoj se diçka ka çaluar 21- 29 nuk është diferencë shumë e madhe mes javëve. Duhet të analizohet pse. Si mund ta bëjmë më mirë dhe për të monitoruar që të gjurmojmë më shpejt dhe të monitorojmë në tërësi përhapjen e kësaj pandemie në vendin tonë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura