Rritja e rasteve ditore, si është gjendja e të shtruarve në Infektiv. Në terapi intensive janë…

May 28, 2020 | 11:08
SHPËRNDAJE

Rritja e rasteve te reja me koronavirus ne vend eshte shoqeruar edhe me shtim te numrit te pacienteve qe jane shtruar ne spitalin Infektiv ne Tirane.

Ministria e Shendetsise ka bere me dije sot se “Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 24 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive’.

Nga te dhenat e fundit, në 24 orët e fundit janë të shëruar 11 qytetarë, duke e çuar në 823 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

pacient

 

“Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 15 mijë testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1076. Prej tyre, mbi 76% janë të shëruar”- njoftoi sot MSH, ne deklaraten per mediat, lidhur me situaten e koronavirusit ne vend.

COVID-19 – Statistika (28 Maj 2020)
Testime totale 15319
Testime molekulare 13993
Testime serologjike 1326
Raste pozitive 1076
Raste të shëruara 823
Raste Aktive 220
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura