Rritja e qarkullimit rrugorë, Policia jep njoftimin e rëndësishëm

Jul 27, 2018 | 14:31
SHPËRNDAJE

Policia Rrugore, në një konferencë për shtyp ditën e sotme, në kuadër të masave të marra nga ana e Policisë së Shtetit për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik veror 2018, ka një mobilizim maksimal, për shkak të rritjes së ndjeshme të qarkullimit rrugor.

Sipas Mithat Tola,Drejtor i Qarkullimit Rrugor, synimi është të ketë sa më pak shkelje të Kodit Rrugor, për pasojë më pak aksidente dhe më shumë siguri në rrugë.policiarrugore-

Njoftimi:

“Në të gjitha Drejtoritë e Qarqeve dhe veçanërisht në zonat bregdetare, Policia Rrugore është duke kryer shërbime me orë të shtuara, me qëllim përballimin e fluksit të madh të automjeteve që qarkullojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë gjatë sezonit veror.

Krahas këtyre masave, Policia Rrugore po vijon me fushata sensibilizuese për të ndërgjegjësuar drejtuesit e automjeteve, për respektim të rregullave të Kodit Rrugor.

Si rezultat i angazhimit dhe mbulimit më të mirë të akseve rrugore por edhe akseve dytësore, si dhe falë masave ndërgjegjësuese gjatë muajit të fundit Korrik 2018 janë parandaluar ndjeshëm aksidentet.

Janë shpëtuar 9 jetë njerëzore më shumë, se e njëjta periudhë e 1 viti më parë, në aksidente rrugore.
Ndërkohë ka patur 33 plagosje të rënda më pak se e njëjta periudhë.

Gjatë javës së fundit, Policia Rrugore ka arrestuar 85 drejtues automjetesh për drejtim në gjendje të dehur dhe 151 drejtues mjetesh janë arrestuar për mungesën e lejes së drejtimit.

Ndërkohë, janë gjobitur rreth 490 mijë drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, si tejkalim shpejtësie, parakalim i gabuar, mospërdorim i rripit të sigurimit, përdorim i celularit gjatë drejtimit të mjetit etj.

Gjithashtu Policia Rrugore ka rritur forcën ndëshkuese ndaj atyre që tentojnë të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore për t’ju shmangur masës administrative për shkeljen e kryer dhe të konstatuar.

Policia Rrugore apelon të gjithë drejtuesit e automjeteve që gjatë fundjavës, ku fluksi i lëvizjes është shumë herë më i shtuar në disa akse rrugore, kryesisht ato që të çojnë drejt zonave bregdetare të tregojnë kujdes, të respektojnë shpejtësinë, të përdorin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimt të automjetit, të respektojnë semaforët, ndërsa drejtuesit e motomjeteve të përdorin kaskën mbrojtëse.

Policia Rrugore si çdo fundjavë do vijojë me kontrolle të shtuara, e kjo jo për të rritur sasinë e gjobave, por për të rritur parametrat e sigurisë në rrugë.

Njëkohësisht apelojmë këmbësorët të respektojë me korrektësi rregullat e qarkullimit: të kalojnë në vijat e baradha dhe mbikalimet.

Nga vëzhgimet në akset rrugore rezulton se shumë këmbësorë nuk respektojnë rregullat e qarkullimit duke u kthyer në burim aksidenti.

Policia Rrugore fton qytetarët dhe mediat që të denocojnë çdo rast të abuzimit me detyrën nga ana e punonjësve të saj, si dhe të denoncojnë çdo shkelje të Kodit Rrugor duke ju garantuar reagim të shpejtë e të paanshëm.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura