Rritja e pagave për deputetët dhe ministrat, eksperti i Ekonomisë në Panorama TV: Do ndikojë negativisht tek qytetarët, nuk duhet të ishin dyfishuar brenda vitit

May 25, 2023 | 15:59
SHPËRNDAJE

Eksperti i Ekonomisë, Selami Xhepa në një intervistë për Panorama Tv tha se rritja e pagave për deputetët dhe ministrat do të ndikojë negativisht tek qytetarët.

selami xhepa

Xhepa tha se pagat nuk duhet të dyfishoheshin brenda vitit, pasi kjo tha ai do ‘ushqejë’ inflacionin edhe pse buxheti i shtetit mund të ketë para të mjaftueshme.

“Nga do të vijën fondet për rritjen e pagave, shpenzimet për administratën jashtë shumë të larta. Kemi një administratë të fryrë. Në çdo vend demokratik ka një hierarki dhe piramidë, fillon me presidentin dhe detyrimisht rishikimi i këtij kufiri duhet parë. Por mendoj se kishim nevojë të bënim kompensime edhe për zyrtarët e lartë pasi dhe ata janë rrogëtarë dhe mbajnë familjet e tyre me këtë lloj kompensimi. Por dyfishimi i pagave kur pensionet janë të ulëta është e papranueshme. Reforma duhet të ishte shtyrë për një moment të dytë.

Çfarë ndodh me pjesën tjetër të ekonomisë, edhe pse mund të ketë para në buxhetin e shtetit. Rritja e pagave për pushtetarët do ndikojë negativisht tek qytetarët pasi do ushqejë inflacion. Dyfishimet e pagave nuk mund të ndodhin brenda një viti”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura