Rritja e numrit të të infektuarve/ Edhe dy persona përfundojnë me urgjencë tek Infektivi pasditen e sotme

Jun 10, 2020 | 17:56
SHPËRNDAJE

Shtimi i rasteve me COVID 19 në vend ka shtuar edhe numrin e të hospitalizuarve te Infektivi.

INFEKTIVIKORONA

Një çift të moshuarish rreth 70 vjeç janë dërguar me urgjencë tek Infektivi pasditen e sotme. Të sëmurët janë pa komplikacione të rënda. Siç duket edhe në video, ata kanë zbritur me këmbët e tyre nga autoambulanca dhe janë futur në Infektiv.

Burime për News 24 thonë se para urgjencës së fundit, janë paraqitur në Infektiv 13 pacientë të infektuar me Covid 19 në harkun e 24 orëve.

Ndërkohë raportohen edhe disa të shëruar që janë nxjerrë nga spitali për në banesë. Zyrtarisht, ministria e Shëndetsisë ka raportuar për 46 të shtruar në Covid 1, 8 në terapi intensive dhe 1 i intubuar.

Po sot MSH ka publikuar me vonesë humbjen e një jete në spitalin Covid 1, një grua e moshuar mbi 80 vjeç, që sipas MSH ishte asiptomatike dhe vdekja ka ardhur nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Por burime për News 24, pohojnë jashtë kameras se gruaja në momentin e diagnostikuar me Covid 19 nuk ka patur gjendje të rënduar shëndetësore. Pas infektimit, shëndeti i saj është përkeqësuar në pak ditë me insuficencë të theksuar respiratore tipike shenjë e Covidit. Pas kësaj pacientja përfundoi në reanimacion ku pas 3 ditësh ndërroi jetë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura