Rritja e moshës së pensionit, Macron përballet me një moment kritik! Të hënën votohen mocionet e mosbesimit ndaj qeverisë së tij, çfarë pritet të ndodhë

Mar 19, 2023 | 13:40
SHPËRNDAJE

Presidenti Emanuel Macron përballet me një moment kritik të hënën kur Asambleja Kombëtare do të votojë mbi mocionet e mosbesimit të paraqitura pasi qeveria e tij anashkaloi parlamentin të enjten për të nxitur një rritje të moshës së pensionit.

macron

Lëvizja, e cila pasoi javë të tëra protestash kundër rregullimit të pensioneve, shkaktoi tre netë trazirash dhe demonstratash në Paris dhe në të gjithë vendin, duke kujtuar protestat e Jelekëve të Verdhë që shpërthyen në fund të vitit 2018 për çmimet e larta të karburantit.

Sipas Reuters, ndërsa votat e së hënës mund të shfaqin zemërim ndaj qeverisë së Macron, ato nuk kanë gjasa ta rrëzojnë atë.

Ligjvënësit e opozitës depozituan dy mocione mosbesimi në parlament të premten.

Grupi qendror Liot propozoi një mocion mosbesimi shumëpartiak, i cili u nënshkrua nga aleanca e ekstremit të majtë Nupes. Disa orë më vonë, partia e ekstremit të djathtë të Francës Rally National, e cila ka 88 anëtarë të Asamblesë Kombëtare, gjithashtu paraqiti një mocion mosbesimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura