Rritja e mëtejshme e çmimit të qumështit dhe nënproduktet e tij/ Tabaku: Shqiptarët punojnë për oligarkët e qeveritarët

Aug 2, 2022 | 10:04
SHPËRNDAJE

296098567_618274286328626_4282733457061848605_n

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka reaguar për rritjen e çmimeve të qumështit dhe nënproduktet e tij nga 1 Gushti.

Në një postim në “Facebook”, Tabaku thotë se arsyeja pas kësaj rritje të dytë “lidhet me kostot e larta të produkteve të para”.

“Dikush mund të argumentojë se lufta në Ukrainë ka rritur çmimet dhe për rrjedhojë kostot e biznesit. Askush nuk mohon ndikimin e luftës.

Por kjo e fundit mbetet alibi derisa qeveria ka mbledhur nga rritja e çmimeve 170 mln euro më shumë në buxhetin e shtetit nga taksat. Ku shkojnë këto të ardhura?!”, pyet Tabaku.

“Heqja e taksave do qe zgjedhja dhe zgjidhja! Fatkeqësisht jo! Qeveria aplikon politika të ngjashme si në kohë lufte dhe në kohë paqe! Pse?! Sepse me taksat e inflacionuara ajo paguan PPP/Koncesione”, deklaron Tabaku.

POSTIMI I PLOTË

Shqiptarët punojnë për oligarkët/qeveritarët

Për shqiptarët çmimi qumështit dhe nënproduktet e tij do të rritet edhe më tej këtë javë.

Çmimi qumështit shkon në thuajse 200 lek ndërkohë që priten të rriten nënproduktet e tij.

Arsyeja pas kësaj rritje të dytë lidhet me kostot e larta të produkteve të para.
Dikush mund të argumentojë se lufta në Ukrainë ka rritur çmimet dhe për rrjedhojë kostot e biznesit. Askush nuk mohon ndikimin e luftës.

Por kjo e fundit mbetet alibi derisa qeveria ka mbledhur nga rritja e çmimeve 170 mln euro më shumë në buxhetin e shtetit nga taksat. Ku shkojnë këto të ardhura?!

Në një vend ku 1 ndër 3 shqiptarë nuk e ka të sigurt vaktin a nuk do ishte një politikë me sens rishpërndarja e të ardhurave që rriten prej inflacionit?! Patjetër që po!

Madje më e logjikshme do të ishte heqja e disa taksave që aplikohen në konsum ashtu që shqiptarët të kenë më shumë në kuletën e tyre. Heqja e taksave do qe zgjedhja dhe zgjidhja!

Fatkeqësisht jo! Qeveria aplikon politika të ngjashme si në kohë lufte dhe në kohë paqe! Pse?! Sepse me taksat e inflacionuara ajo paguan PPP/Koncesione.

Merrni inceneratorin e Tiranës që do të indeksohet me normën e inflacionit. Pra 30% e shqiptarëve mezi paguajnë bukën e tyre kurse inceneratori Tiranës merr milionat shtesë nga arka e shtetit.

A punojnë shqiptarët për oligarkët/qeveritarët që janë kthyer në mish e thua?!

Shifrat thonë që po! Njësoj dhe arka e shtetit! Padyshim dhe xhepi shqiptarëve!

#fiskalizimi2021 #taksat #fiskalizim #shpenzimet #PPP #varferia #Opozita #PD #buxhetifamiljes #tatimet #buxheti2022 #Buxheti #INVESTIMET #tirana #oligarke #Shpenzimet #familja #koncesione #komisionifinancave #shqiperia #ekonomia #llogaridhënie #oligarkia

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura