Rritja e kërkesës në treg, Birra “Korça” shton kapacitetin prodhues. Çekët: Investim miliona euro

Apr 25, 2018 | 19:13
SHPËRNDAJE

Birra Korca ka vendosur të shtojë kapacititetin prodhues për shkak të kërkesave gjithnjë e në rritje në treg. Teknologjia e fundit me të cilën prodhohet, cilësia e pakonkurueshme e birrës së parë shqiptare si dhe shija origjinale po rrisin besueshmërinë dhe kërkesën e konsumatorit vendas.Investimi miliona euro i kompanisë së Birrës Korça ka rikthyer në Korçë kompanine çeke “ZVU STROJÍRNI” për të zbatuar projektin, duke instaluar teknologjinë e fundit, gjë që mundëson rritjen e kapacitetit të prodhimit, për përballimin e kërkesave të larta të tregut vendas dhe të eksportit.

Teksa vizitoi ambientet bashkëkohore të fabrikës se prodhimit të kësaj pije, përfaqësuesi i kompanisë çeke Tomáš Horáček tha se kjo markë ruan vlerat dhe cilësinë e saj prej vitesh.

“Jemi këtu për rritjen e kapacitetit të prodhimit të Birrës Korça, për të rritur kapacitetin në treg e kështu me radhë. Kjo është puna jonë, të cilën e kemi bërë për kompani të mirënjohura që tregtojnë birrë në Europë dhe që e tregtojnë jashtë Europe. Është një bashkëpunim që ka nisur 10 vjet më parë dhe që do të vijojë. Teknologjia është tepër e avancuar, është e kohëve të fundit”, tha Tomáš Horáček.

Ceku

Pasi shijoi një birrë “Korça” përfaqësuesi i kompanisë çeke tha se ajo i përngjan birrës së prodhuar në vendin e tij.
“Kjo fabrikë mund të prodhojë birrë shumë të mirë. Unë e kamshijuar dhe është shumë e mirë. Shijen e saj mund ta krahasojmë me atë të birrës çeke”, u shpreh entuziast Horáček.

Birra Korça vazhdon të ruajë cilësinë dhe po shton kapacitetin e prodhimit për tregje të reja në Europë, Amerikë dhe vende të tjera të botës.
“Gjithë investimi është duke u kryer me kompaninë çeke ZVU STROJÍRNI’, e cila ka instaluar fabrikën në vitin 2005 dhe vazhdon të na suportojë me teknologji dhe me pajisje të reja për të përmbushur standardet më të mira europiane dhe botërore”, theksoi Gentian Ramollari, Drejtor i fabrikës “Birra Korça”.

Ramollari

Në prag të sezonit turistik, Korça vazhdon të mbetet një ndër destinacionet kryesore të turistëve vendas dhe të huaj të cilët nuk mund të mos tundohen nga shija e veçantë e birrës që mban emrin e këtij qyteti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura