Rritja e çmimit të ujit të pijshëm, Xhelal Mziu i përgjigjet Veliajt

Jul 25, 2017 | 20:47
SHPËRNDAJE

Kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu i është përgjigjur kryebashkiakut të Tiranëes, Erion Veliajt, lidhur me rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.

Xhelal Mziu fotoVeliaj e përmendi Mziun dhe rastin e Bashkisë së Kamzës në lidhje me ujin e pijshëm, por ky i fundit thotë se ai gënjen dhe se në Kamëz uji kushton 1 mijë lekë për çdo familje.

REAGIMI

Veliaj gënjen, po tenton të fshehë  aferën e radhës, në Kamëz një familje paguan 1000 lekë ujë

Erion Veliaj gënjen në mënyrë të paturpshme për Bashkinë Kamëz teksa mundohet të justifikojë ngritjen e çmimit të ujit në Tiranë.

I gjendur ngushtë përballë presionit qytetar dhe këshilltarëve bashkiakë, Veliaj po tenton të fshehë ndonjë aferë të tij teksa mundohet dhe rreket të justifikojë se edhe në Kamëz paguhet shtrenjtë uji. Nuk është aspak e vërtetë; në territorin e Bashkisë Kamëz një familje faturohet me 1000 lekë ujë kur Bashkia e blen 4-fish më shtrenjtë ujin nga UKT, duke qenë se Bashkia Tiranë e prodhon vetë.

Ndërsa në Kamëz po zbatohet projekti për furnizimin me ujë 24 orë dhe ka mbaruar faza e parë, në Tiranë qytetarët përballen me mungesën e furnizimit me ujë, kur për vitin e kaluar UKT rezultoi me 5 milionë euro fitim.

Pyetja që i shtrojmë Veliajt është: Përse kryeqyteti përballet me mungesën e furnizimit me ujë dhe për çfarë po shpenzohen këto para?!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura