Rritja e çmimit të ujit, reagon kreu i PD-së: Veprim kriminal i Ramës dhe Veliajt

Jul 25, 2017 | 17:15
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm në Tiranë. Ai e konsideron këtë gjë si një veprim kriminal ndaj qytetarëve, të ndërmarrë nga Rama dhe Veliaj.

Lulzim Basha fitore pdPërmes një statusi në FB, Basha shkruan se Rama u kujtua për ujësjellësin pasi harxhoi 500 mln euro për fasada.

STATUSI

Rritja e çmimit të ujit të pishëm është veprim kriminal ndaj qytetarëve i Ramës dhe Veliajt. Është një tjetër rekord i një qeverie thellësisht anti-popull.

Pasi harxhoi më shumë se 500 milionë euro të parave publike për fasada dhe luks, Edi Rama u kujtua se qytetarët e Tiranës nuk kanë ujë. Për të kompensuar keqmenaxhimin dhe vjedhjen në ujësjellësin e Tiranës, Edi Rama përmes Erion Veliajt ka vendosur të dënojë qytetarët duke jua faturuar atyre koston e keqqeverisjes së tij.

Partia Demokratike do të votojë nesër kundër këtoj vendimi anti-popullor dhe ju bën thirrje të gjithë këshilltarëve të tjerë bashkiakë të votojnë për interesat e qytetarëve që ata përfaqësojnë dhe jo të dyshes Ramës e Veliajt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura