Rritja e çmimit të ujit, reagon ashpër Basha: Pazareve të Ramës iu bashkuan edhe PDIU e LSI

Jul 27, 2017 | 17:14
SHPËRNDAJE

Kryetari i opozites Lulzim Basha ka reaguar pas miratimit diten e djeshme ne Keshillin e Bashkise se Tiranes, te rritjes se cmimit te ujit te pijshem. Ai thote se pazareve te kryeministrit Rama iu bashkuan edhe PDIU dhe LSI. Nje dite me pare, bashke me PS ne Bashki, bashkuan votat edhe FRD, PDIU dhe dy keshilltare te LSI, Genta Mezini dhe Agim Kraja, te cilet me pas Luan Rama tha se nuk i njeh qe te jene keshilltare te LSI.

Lulzim-Basha-fitore-pd

STATUSI I PLOTË:

Pazareve të Edi Ramës dhe veglave të tij në krye të Bashkisë Tiranë për të dyfishuar çmimin e ujit dhe për të miratuar koncesionet klienteliste të shkollave iu bashkuan dje edhe PDIU dhe LSI.

Është i njëjti grusht politikanësh të kapur dhe të korruptuar që nuk ka asnjë mëshirë për të rrëmbyer çdo qindarkë nga xhepat e qytetarëve. Loja e tyre vazhdon njësoj si më parë, vetëm se tani në role të reja.

PD është e vetmja forcë në krah të njerëzve, por ajo është e fortë dhe e vendosur për të luftuar për ta. Ne nuk do të ndalemi dhe nuk do të heshtim asnjëherë në mbrojtje të interesave të qytetarëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura