Rritja e çmimit të ujit, largohen nga mbledhja këshilltarët e PD-së, Veliaj: Beteja mes…

Jul 26, 2017 | 19:05
SHPËRNDAJE

Ka filluar mbledhja në Këshillin Bashkiak të Tiranë, ku pritet të votohet për rritjen e çmimit e ujit. Me të filluar mbledhja Këshilltarët e PD-së janë larguar.

keshilli

Në dalje, kreu i këshilltarëve të djathtë Leonard Olli duke iu drejtuar kreut të Këshillit Aldrin Dalipaj tha se rritja e çmimit të ujit të pijshëm nuk po bëhet për të kryer investime por për të futur paratë në xhepa.

“I doni paratë për t’i futur në xhepat tuaj”, tha Olli por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Dalipajt.
“Nardi i ke parë sa bëjnë makinat në oborrin e partisë suaj?”, tha ai.

veliaj

Në fjalën e tij kryebashkiaku Erjon Veliaj është shprehur se:

“Dua t’u uroj sukses anëtarëve të rinj të Këshillit Bashkiak. Pasi do marrin vendime të rëndësishme për qytetin. Beteja nuk është mes të majtës dhe të djathtës, por mes frikacakëve dhe guximtarëve. Shikoni si ka ndryshuar Tirana sot, falë vendimeve të guximshme. Sot kam një lajm të mirë, ne do të aprovojmë 1000 kredi të buta për 1000 apartamente në Tiranë. Një ëndërr që e kemi patur bashkë, kur financat i kishim të rrënuara, thamë që në momentin e parë që ne do rregullonim financat, do hapnim kreditë e buta, që ky qytet t’u thotë çifteve të reja, mirësëredhët në qytet. Problem në Tiranë nuk janë banesat pa leje”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura