Rritja e çmimit të ujit, çfarë ndodh nëse LSI bashkon votat me PD-në

Jul 25, 2017 | 19:39
SHPËRNDAJE

Bashkia e Tiranës ka propozuar që të rritet çmimi i ujit të pijshëm për banorët e kryeqytetit, por ndërkohë, kjo nismë ka hasur në kundërshti të shumta.

thumbnail_Veliaj ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak (2)PD-ja, e cila bashkë me aleatët ka 19 anëtarë në Këshillin Bashkiak të Tiranës e kundërshton këtë nismë.

Ndërkohë, ditën e sotme, janë shprehur edhe këshilltarët e LSI-së, të cilët janë 13 në këtë këshill dhe që kërkojnë që çmimi të jetë i pandryshuar për shtresat në nevojë.

Por çfarë ndodh nëse LSI dhe PD bashkojnë votat? Në këshill, PS-ja ka 25 anëtarë të saj, ndërsa PD me PR dhe LZHK-në, bëjnë 19 anëtarë.

Nëse ata bashkojnë votat me LSI-në, me 13 anëtarë dhe votojnë kundër, atëherë, do të bënin bashkë 32 vota.

Kaq do të mjaftonte që të rrëzohej nisma e Bashkisë së Tiranës, që mbesthetet nga PS,  e cila edhe nëse bashkon votat me FRD-në dhe PDIU-në, shkon në 29 vota.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura