Rritja e çmimit të energjisë, a do të ketë plan për biznesin e mesëm dhe të madh? Ja si përgjigjet zv-kryeministri

Oct 13, 2021 | 12:45
SHPËRNDAJE

ahmetaj

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj tha sot se biznesi i mesëm dhe i madh nuk është përfshirë në planin e Qeverisë për ta mbrojtur nga rritja e çmimit të energjisë, ndaj ata do të duhet të vijojnë sipas planit që ka qenë deri më tani.

Pyetje: Qeveria ka publikuar një plan për mbrojtjen nga rritja e cmimit të energjisë per familjaret dhe biznesin e vogel, a do ketë për biznesin e mesëm dhe të madh plan se mund të reflektohet në rritje cmimi të shërbimeve e kosto per qytetaret?

Përgjigja e Arben Ahmetajt: Kryeministri ka qenë shumë i qartë në deklarimin e planit, pika e parë më e rëndëishme ka të bëjë me furnizimin me energji elektrike, pika e dytë ka të bëjë me mos rritjen e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë e biznesin e vogël.

Për pjesën tjetër ka një reformë që do vazhdojë si ka qenë e planifikuar.

Nuk do të rriten cmiet për familjarët dhe për biznesin e vogël.

Do vazhdojmë ta mbrojmë familjen dhe biznesin e vogël nga gjëma ndërkombëtare e çmimeve të energjisë eletrike.

Do vazhdojmë ta mbrojmë, në të njëjtën kohë po punojmë, me kompanitë për garantimin e furnizimit me energji elektrike 24 orë në 7 ditë të javës, megjithëse globalisht furnizimi me energji elektrike nuk ka qenë në trendet e tregut por ka qenë me shumë problematika jo në vende si Shqipëria por edhe në Angli e vende të tjera.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura